Kosova
Kurti NATO-s, BE-së dhe SHBA-së: Thellimi i lidhjeve të forta do vazhdojë tutje
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar edhe një herë tjetër sot, në shënimin e 25-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Kurti ka shkruar se çlirimi i Kosovës nuk do të arrihej pa aleatë e miq, teksa shtoi se marrëdhëniet e mira më Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me popujt evropianë dhe Bashkimin Evropian do të vijojnë dhe më tutje.
“Sonte bëhen 25 vjet prej kur Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior – NATO, filloi ta bombardonte Jugosllavinë, si kundërpërgjigje reaguese ndaj luftës agresive që Serbia po e zhvillonte në Kosovë që prej fillimit të vitit 1998. Pa aleatë dhe miq, nuk do të çliroheshim asokohe. Me aleatë dhe miq ecim përpara vazhdimisht. Gjatë këtyre 25 viteve, populli dhe shteti i Kosovës i kanë thelluar, zgjeruar dhe intensifikuar marrëdhëniet e mira dhe lidhjet e forta me popullin amerikan dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me popujt evropianë dhe Bashkimin Evropian. Kjo do të vijojë kështu edhe më tutje, sepse ne ndajmë të njëjtat vlera e interesa dhe sepse kemi vizione e synime të përbashkëta politike dhe gjeostrategjike”, ka shkruar ai, transmeton albinfo.ch.
Kurti ka thënë se bombardimet e NATO-s mbi Jugosllavi nga 24 marsi deri më 10 qershor 1999 e kanë bërë Kosovën një kapitull më vete dhe tejet të rëndësishëm në historinë e NATO-s.
“Andaj natyrshëm dhe pashmangshëm, Kosova duhet të bëhet edhe pjesëmarrëse aktive në historinë e NATO-s, duke u anëtarësuar në këtë aleancë. Kjo është aspiratë e Republikës së Kosovës që duhet realizuar: sa më shpejt, aq më mirë! Për NATO-n në Kosovë dhe për Kosovën në NATO!”, ka përfunduar ai.
E-Diaspora
-
Gjermani
Fatlume Bunjaku, zëri i ri i kinematografisë kosovare në skenën evropiane Fatlume Bunjaku, aktorja kosovare që po ndriçon Berlinalen 2026... -
Pianisti kujton në sheshin e Mynihut fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë -
Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër uron muajin e Ramazanit -
Rame Lahaj dhe Fondacioni Rame Lahaj, zëri botëror në shërbim të një misioni kombëtar -
Magazina albinfo.ch pranë lexuesit – edhe mbi re, me Chair Airlines
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta












