Kosova
Kurti merr pjesë në Forumin e Prespës
Kryeministri Albin Kurti sot po merr pjesë në Forumin e Prespës për Dialog, përcjell albinfo.ch.
Mediat raportojnë se ky informacion u është konfirmuar nga Ministria e Punëve të Jashtme, të cilët u kanë thënë se Kurti e ka konfirmuar pjesëmarrjen.
Thuhet se edhe kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka deklaruar se me Kurtin sot do të bisedojnë për situatën në Kosovë dhe për gjetjen sa më të shpejtë të zgjidhjes, me qëllim qetësimin e situatës dhe garantimin e paqes në rajon.
Kurti dje i bëri thirrje KFOR-it të ushtrojë trysni mbi Serbinë që t’i kthejë në Kosovë tre zyrtarët policorë që u rrëmbyen nga forcat serbe të mërkurën.
Në një seancë të jashtëzakonshme në Parlamentin e Kosovës, kryeministri tha se KFOR-i si ushtrues i funksionit të mbrojtjes duhet ta ndëshkojë këtë shkelje të integritetit territorial dhe sovranitetit të Kosovës.
“KFOR-i pra nuk do të duhej të jetë i heshtur e as përulur ndaj sulmit kidnapues, të cilin edhe e kishte mandat ta parandalonte. Nëse KFOR-i e shndërron këtë heshtje në normë, e njëfarë nënshtrimi të heshtur në ligj që dihet publikisht, atëherë një gjë të tillë le të na e thotë hapur, dhe ashtu do ta mohojë një përgjegjësi ndërkombëtare që ishte dashur të përmbushte efektivisht”, tha kryeministri Kurti.
Veprimet e Serbisë, tha ai, dëshmojnë për orientimin e udhëheqjes së Serbisë nga verilindja dhe jo nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara.
“Ajo që kemi parë dje është hakmarrje në njërën anë, e agresion në anën tjetër. Krijimi i hakmarrjes si instrument ndaj veprimeve të sundimit të ligjit në Kosovë, është jo vetëm mendësi barbare, mesjetare, por tregues i orientimit të udhëheqjes së Serbisë kah verilindja, nga despotët e verilindjes, e jo nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara”, tha ai.
E-Diaspora
-
Kush preket nga pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA? Kë e prek pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA? ... -
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja -
Dy shqiptarë arrestohen pas ndjekjeje të rrezikshme në autostradën A15 në Itali -
Itali
Projekti “Biblioteka shqip” pasuron bibliotekat në jug të Italisë me libra në gjuhën shqipe -
Pikat kufitare: Pritje jo më të gjata se 20 minuta për të dalë nga Kosova
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja









