Kosova
Kurti: Nuk mund të shtypet e të ndrydhet përjetë e vërteta
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka pasur përgjigjie kur është pyetur nëse do ta diskutojë me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, në Bruksel, temën e të pagjeturve.
Megjithatë, ndërsa bëri homazhe dhe nderime te Memoriali për të pagjeturit, Kurti u zotua se do të sjellë drejtësi për jetët e humbura nga gjenocidi serb.
”Të zhdukurit me dhunë duhet të duken në përgjegjësinë institucionale dhe përgjegjësinë qytetare. Të gjithëve ata na mungojnë. I mungojnë të ardhmes sonë”.
”Sot shënojmë edhe 22-vjetorin e Masakrës së Mejës, që është një dëshmi tjetër e gjenocidit të Serbisë në Kosovë”.
”Duhet që ekzekutorët dhe urdhërdhënësit e gjenocidit në Kosovë, të sillen para drejtësisë që të akuzohen, gjykohen e dënohen. Kjo është një plagë e hapur që nuk e mbyll kalimi i kohës”.
”Si Kryeministër i Republikës, bashkë me Presidenten, e Kryetarin e Kuvendit jemi zotuar se do të bëjmë çka mundemi e dimë, por natyrisht që do të ndihmojmë për sjelljen e drejtësisë dhe sjelljen e së vërtetës”.
Mes tjerash ai deklaroi se në raport me Serbinë duhet qëndruar të bashkuar.
”E vërteta është përpjekur të varroset në Batajnicë, e në varreza të tjera masive, nëpër fusha, nëpër male, nëpër liqene. Por ju e dini se ajo u rishfaq. Sepse nuk mund të shtypet e të ndrydhet përjetë e vërteta”.
”Ajo nxjerr kokën, ajo del”.
”Dhe shqiptari i vrarë, i masakruar, i varrosur, i zhvarrosur, i transportuar, i varrosur në Serbi, i zhvarrosur sërish, është ajo e vërtetë, e cila nuk rri nën ujë e as nën tokë”.
”Prandaj në raport me Serbinë, e për hir të së ardhmes tonë, ne duhet të bëhemi bashkë dhe ta kërkojmë përgjegjësinë, duke qenë përgjegjës edhe në institucionet tona dhe në secilën pozitë që mbajmë”.
”U jam mirënjohës familjeve që kurrë nuk ndalën aktivitetin e tyre, nëpër protesta, në vapë e acar, me lot në sy, në kërkim të më të dashurve të tyre”.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste













