Kosova
Kurti me disa kërkesa për Kallasin
Kurti-Kallas: “Hiqni masat, dorëzoni Radoiçiqin”
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka zhvilluar mbrëmë një darkë pune me Kryediplomaten e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, me pjesëmarrjen edhe të Emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, përcjell albinfo.ch.
Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, në takim u diskutua për situatën politike në Kosovë, dialogun me Serbinë, agjendën e reformave evropiane dhe Planin e Rritjes të Bashkimit Evropian.
Kurti e ka falënderuar Kallas për lajmin se BE-ja ka nisur heqjen graduale të masave ndëshkuese ndaj Kosovës, por ka theksuar se këto masa duhet të hiqen plotësisht. Ai ka përsëritur qëndrimin se Kosova meriton të marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE
Sa i përket dialogut, Kurti ka insistuar në zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të saj, ndërsa ka kërkuar që Serbia të mbahet përgjegjëse për sulmin në Banjskë, duke theksuar se Millan Radoiçiq, tashmë i akuzuar nga Prokuroria e Kosovës, duhet t’i dorëzohet drejtësisë.
Në takim, ai ka ngritur edhe shqetësimet për shkeljet e të drejtave të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, duke kërkuar nga BE veprime konkrete për mbrojtjen e tyre.
Kallas ka zhvilluar takime edhe me liderë të partive tjera politike gjatë qëndrimit në Prishtinë.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











