Kosova
Kurti, letër ambasadorëve: Kosova po dështon në menaxhimin e pandemisë

Së fundmi, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti iu është drejtuar me një letër të hapur ambasadorëve të vendeve të huaja në Kosovë.
Në këtë letër, Kurti thekson se Kosova është në gjendje të rëndë, shkaku i situatës me COVID-19 e cila sipas tij në dy muajt e fundit është dramatike.
“Si Lider i Opozitës, është detyra ime që ta mbaj përgjegjës qeverinë aktuale, edhe në kohë të emergjencës kombëtare. Më vjen keq që nuk kemi një qeveri e cila vepron me përgjegjësi dhe profesionalizëm, që dëgjon shkencëtarët dhe ekspertët dhe që gëzon besim dhe kredibilitet midis qytetarëve. Virusi në vetvete nuk është vepër e qeverisë, por dështimi për të vepruar me përgjegjësi është rezultat i drejtpërdrejtë i paaftësisë së saj, çka vuri në rrezik gjithë vendin.
Po ashtu, Kurti shkruan se në këtë situatë tejet të rënduar, unë nuk mund të qëndroj i qetë derisa shoh një krizë shëndetësore që po degjenerohet në humanitare, duke kërcënuar jetët e mijëra qytetarëve të Kosovës.
Ambasadorë dhe diplomatë të nderuar, unë i kam shprehur këto vështrime me ju shumë herë në takimet tona. Tani, në emër të popullit të Kosovës, publikisht ju kërkoj juve dhe vendeve tuaja që t’u siguroni institucioneve të kujdesit shëndetësor të Kosovës pajisjet e nevojshme mjekësore dhe burimet njerëzore për të mundësuar të parandalojmë që një krizë shëndetësore të shndërrohet në një katastrofë humanitare”, shkruan Kurti.
Postimi i plotë:
Shkëlqesi të nderuara,
Ambasadorë të vendeve mike dhe partnere të Kosovës, diplomatë të nderuar.
Kosova është e nderuar që ka partnerë vendet e juaja. Ju keni qëndruar përkrah nesh në kohërat më të vështira.
Shoqëritë tona ndajnë vlerat e përbashkëta të lirisë dhe demokracisë por edhe interesat e njëjta për forcimin ekonomik të rajonit dhe sigurimin e paqes dhe prosperitetit të qëndrueshëm për të gjithë.
Me këtë histori dhe vlera të përbashkëta në mendje, si lider i partisë politike më të madhe në Kosovë, si politikani më i votuar, si aktivist dhe qytetar i shqetësuar i këtij vendi të varfër e të vogël por të qëndrueshëm, ju bëj thirrje që në këto kohëra të vështira dhe të pashembullta të ndihmoni institucionet tona shëndetësore në përballje me COVID-19 për shpëtimin e jetës së njerëzve.
Siç mund ta dini, situata me COVID-19 në dy muajt e fundit është bërë dramatike. Deri më tani 341 persona kanë vdekur, 10.419 janë infektuar, dhe 4.020 janë raste aktive. Në dy javët e fundit kemi pasur mesatarisht dhjetë vdekje në ditë, duke e renditur Kosovën të parën në botë për numrin e vdekjeve nga COVID-19 për milion banorë.
Në baza ditore kemi qindra raste pozitive ku më shumë se 50% të personave të testuar rezultojnë pozitiv. Duke pasur parasysh që qeveria në mënyrë drastike ka ulur gjurmimin e kontakteve, numri i të infektuarve është shumëfish më i lartë çka paraqet rrezik edhe më të madh nëse më shumë njerëz do të kenë nevojë për shtrim në spital. Burimet teknike dhe njerëzore të institucioneve të kujdesit shëndetësor janë shterruar kurse spitalet nuk kanë më kapacitete akomoduese. Të gjitha Njësitë e Kujdesit Intensiv janë të zëna ndërsa mjekët, specialistët dhe infermierët punojnë ditë e natë nën trysni dhe stres të jashtëzakonshëm. Më shumë se 1.000 punëtorë të kujdesit shëndetësor janë infektuar, që shfaq nevojën për më shumë staf mjekësor.
Furnizimet esenciale mjekësore që nevojiten për të luftuar COVID-19 janë duke mbaruar dhe nëse kjo situatë dramatike vazhdon, së shpejti nuk do të ketë oksigjen të mjaftueshëm për të shpëtuar pacientët. Me shkencëtarët që parashikojnë një rritje të infeksioneve në sezonin e vjeshtës dhe dimrit, situata do të përkeqësohet edhe më tej duke shkaktuar një katastrofë humanitare.
Të nderuar ambasadorë, diplomatë të nderuar, unë jam i vetëdijshëm se kriza aktuale shëndetësore dhe ekonomike është globale dhe se edhe vendet e juaja po luftojnë me ndikimet e pandemisë në njerëz dhe në ekonomi.
Por Kosova është në gjendje të rëndë.
Si Lider i Opozitës, është detyra ime që ta mbaj përgjegjës qeverinë aktuale, edhe në kohë të emergjencës kombëtare. Më vjen keq që nuk kemi një qeveri e cila vepron me përgjegjësi dhe profesionalizëm, që dëgjon shkencëtarët dhe ekspertët dhe që gëzon besim dhe kredibilitet midis qytetarëve. Virusi në vetvete nuk është vepër e qeverisë, por dështimi për të vepruar me përgjegjësi është rezultat i drejtpërdrejtë i paaftësisë së saj, çka vuri në rrezik gjithë vendin.
Në këtë situatë tejet të rënduar, unë nuk mund të qëndroj i qetë derisa shoh një krizë shëndetësore që po degjenerohet në humanitare, duke kërcënuar jetët e mijëra qytetarëve të Kosovës.
Ambasadorë dhe diplomatë të nderuar, unë i kam shprehur këto vështrime me ju shumë herë në takimet tona. Tani, në emër të popullit të Kosovës, publikisht ju kërkoj juve dhe vendeve tuaja që t’u siguroni institucioneve të kujdesit shëndetësor të Kosovës pajisjet e nevojshme mjekësore dhe burimet njerëzore për të mundësuar të parandalojmë që një krizë shëndetësore të shndërrohet në një katastrofë humanitare.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
“Lulëkuqet” nga Berna ftojnë gratë shqiptare t’i bashkohen korit të tyre “Kori Lulëkuqet Bern” fton gratë shqiptare nga Zvicra...
-
Bazel
Riola Morina emërohet asistente në Universitetin e Bazelit
-
Zvicër
Kadife Ukaj, shqiptarja nga Kosova në shërbim të policisë zvicerane
-
Nikson Gjoka: “Me ‘Fly’ po fluturoj drejt ëndrrës time!”
-
Maqedoni: Gjykata vendos se të gjithë qytetarët, përfshirë edhe mërgatën do të trajtohen si “rezidentë”
Jeta në Austri
-
Austri: Frikë nga turizmi lakuriq nga Zvicra Qyteti i Bregenzit në Austri po përgatitet të zyrtarizojë një zonë për larje nudo në bregun...
-
Austri: Një projekt i ri pilot synon mësimin e gjuhës gjermane fëmijëve migrantë në kopsht
-
Trenat e rinj me dy kate nisin operimin në Austri
-
Raporti: 400 super të pasur zotërojnë 37% të pasurisë financiare të Austrisë
-
Pse po rriten çmimet e transportit në Vjenë dhe për sa?