Kosova
Kurti kërkon hetim të plotë për manipulimet me vota: Nuk ka amnisti për shkelësit
Kurti: Komisionerë e individë që janë përfshirë në manipulime votash s’kanë amnisti
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë thirrje që institucionet përgjegjëse të hetojnë deri në fund të gjitha dyshimet për manipulime me vota, duke theksuar se llogaridhënia është thelbësore për ruajtjen e integritetit të procesit zgjedhor, transmeton albinfo.ch.
Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka deklaruar se adresimi ligjor i rasteve të dyshuara për manipulime, veçanërisht brenda subjekteve politike, është i domosdoshëm dhe nuk duhet të ketë tolerancë për shkelësit.
“Komisionerë dhe individë që në mënyrë klandestine janë përfshirë në manipulime votash brenda subjekteve politike, duke dëmtuar kolegë dhe vetë subjektet politike, nuk kanë amnisti. I inkurajojmë institucionet përgjegjëse që hetimet të shkojnë deri në fund”, ka shkruar Kurti.
Ai ka theksuar më tej se çdo dyshim duhet të hetohet dhe se personat e përfshirë në manipulime duhet të përballen me ndëshkim, në përputhje me ligjin.
Deklarata e Kurtit vjen pas arrestimit të 109 personave të premten, në kuadër të hetimeve për dyshime për manipulim të votave në komunën e Prizrenit.
Lidhur me këtë rast, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, ka bërë të ditur se personat e ndaluar dyshohen për përfshirje direkte në manipulimin e procesit zgjedhor. Ai ka theksuar se katër partitë kryesore politike në vend “kanë dërguar të preferuarit e tyre”, duke shtuar se këta persona kanë menduar se mund të veprojnë larg syrit të drejtësisë.
Hetimet për këtë rast janë në vazhdim, ndërsa institucionet kanë paralajmëruar veprime të mëtejme ligjore ndaj të gjithë personave të përfshirë. /Albinfo.ch
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij Familja e të ndjerit deklaroi se fakti që vdekja e tij ishte plotësisht e shmangshme e... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Austri
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve












