Kosova
Kurti ka sërish një thirrje për serbët
Qeveria e Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e përgjithshme të thirrur nga kryeministri Albin Kurti, përcjell albinfo.ch.
Në fillim të kësaj mbledhjeje, kryeministri Kurti është deklaruar në lidhje me situatën e krijuar pas largimit të serbëve nga institucionet e Kosovës.
“Ne duam sundim të ligjit, sepse duhet sundim i ligjit. Nuk është zgjedhje, është detyrim. Mungesa e tij është kërcënim për të gjithë, me këtë kërcënim më së shumti po ballafqohen bashkëqytetarët në katër komunat në veri të vendit tonë. Presionet dhe sulmet ndaj tyre nga bandat kriminale janë vetëdëshmi se çka prodhon mungesa e sundimit të ligjit. Problemi i tyre nuk janë vendimet tona, as afatet që parashihen. 1 mijë e 12 vërejtje janë lëshuar deri sot në mëngjes, asnjë incident dhe asnjë ankesë. Se problemi i disa prej serbëve në veri të vendit janë sulmet me bomba, djegia e veturave dhe shtëpive. Trysnitë dhe kërcënimet pa afat nga ata që e kanë problem ligjin. Ata që po urdhërojnë braktisjen e institucioneve, janë ata që po u pengon ligjshmëria e kushtetushmëria. Luftimi i kriminalitetit dhe korrupsionit tek ne. Ne jemi qeveri e përgjegjshme e të gjithëve kundër kriminelëve. E përkushtuar për zhvillim, integrim e barazi për të gjithë e për respektimin e të drejtave të njeriut e pakicave. E shërbim ndaj qytetarëve pa dallim”, tha Kurti.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin
Jeta në Austri
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë










