Kosova
Kurti: Ambasadorëve të QUINT-it ua propozova planin pesëpikësh
Kryeministri Albin Kurti tha se ua ka propozuar vendeve të QUINT-it një listë me pikat për deeskalimin e situatës në veri të vendit, përcjell albinfo.ch.
Ai ka njoftuar se ka pasur nga dje bisedime me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell dhe të Dërguarin për Dialog, Miroslav Lajçak. Kurti në konferencë ka prezantuar planin pesëpikësh që ua ka dërguar atyre për depërshkallëzim të situatës në veri të Kosovës.
1. Sundimi i ligjit në katër komunat veriore dhe identifikimi dhe ndjekja e atyre që kanë sulmuar policinë, KFOR-in dhe gazetarët;
2. Grupet e dhunshme të tërhiqen menjëherë nga territori i Kosovës;
3. Policia e Kosovës, KFOR dhe EULEX të kryejnë vlerësime të përbashkëta të sigurisë çdo 15 ditë;
4. Qeveria e Kosovës do të koordinohet me të gjithë aktorët dhe do të shpallë zgjedhje të parakohshme në katër komunat veriore, që do të mbahen në atmosferë të lirë dhe demokratike dhe
5. Kosova dhe Serbia kthehen menjëherë në dialog, në të cilin BE-ja siguron zbatimin e marrëveshjes së arritur si dhe në javën që vjen të organizohet takim i nivelit të lartë”.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












