Kosova
Kurti hapi ‘Javën e Krenarisë’: Askush s’duhet të ketë turp për atë që është
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, hapi zyrtarisht Javën e Krenarisë 2025, një ngjarje që shënon përkushtimin e vendit ndaj barazisë dhe përfshirjes pa dallime. Në një atmosferë të ngrohtë dhe gjithëpërfshirëse, Kurti e cilësoi këtë javë si simbol të gjallërisë, kurajos dhe zërit të komunitetit LGBTQ+ në Kosovë.
“Askush nuk duhet të ndjejë turp për atë që është,” tha Kurti, duke theksuar se ndjenjat e turpit nuk kanë vend në një shoqëri që synon drejtësi dhe dinjitet për të gjithë. “Java e Krenarisë është më shumë se një ngjarje, është një manifestim i vlerave që duam të ndërtojmë si shoqëri: përfshirje, respekt dhe barazi.”
Në këtë hapje, përveç qytetarëve dhe aktivistëve, morën pjesë edhe përfaqësues të lartë ndërkombëtarë. Aivo Orav, shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, u shpreh se të drejtat e komunitetit LGBTIQ+ janë të drejta njerëzore, dhe jo privilegje. “Kosova po ecën në rrugën e duhur. Parada e Krenarisë që zhvillohet çdo vit në paqe është dëshmi e një normalizimi të nevojshëm dhe të mirëpritur,” deklaroi ai, përcjell albinfo.ch.
Mbështetje e fuqishme erdhi edhe nga ambasadori i Suedisë, Jonas Westerlund, i cili rikujtoi sfidat e përditshme që përjeton komuniteti LGBTIQ+ në botë. Ai solli në vëmendje faktin tronditës se mbi 350 persona nga ky komunitet janë vrarë gjatë vitit të fundit, duke kërkuar më shumë mbrojtje institucionale dhe solidaritet ndërkombëtar.
“Është thelbësore që secili të ketë të drejtën të jetojë i lirë, pa frikë dhe pa diskriminim,” përfundoi ai, duke kujtuar fjalët e ish-kryeministrit suedez Stefan Löfven.
E-Diaspora
-
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri Finalja e madhe zhvillohet të premten më 3 prill në ora 20:15, ku fituesi do të... -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm shënohet me aktivitete kulturore nga Ambasada e Kosovës -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“











