Lajme
Ish lideri opozitar, nga paraburgimi në arrest shtëpiak
Kolegji prej tre gjyqtarësh ka vendosur që masa e paraburgimit në rastin e, tani të pandehurve, Albin Kurti dhe Albulena Haxhiu, të ndryshohet me arrest shtëpiak
Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës ka rrëzuar vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës, në rastin e deputetit Albin Kurti dhe deputetes Albulena Haxhiu. Ndaj këtyre dy deputeteve të Lëvizjes Vetëvendosje u është zbutuar masa e dënimit, nga paraburgimi prej 30 ditësh, në arrest shtëpiak.
“Kolegji prej tre gjyqtarësh ka vendosur që masa e paraburgimit në rastin e, tani të pandehurve, Albin Kurti dhe Albulena Haxhiu, të ndryshohet me masën e arrestit shtëpiak”, thuhet në njoftimin e publikuar sot nga Supremja.
Sipas të njëjtit njoftim Gjykata Supreme duke vendosur lidhur me kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë, të mbrojtësve të të pandehurve Albin Kurti dhe Albulena Haxhiu, ka aprovuar pjesërisht kërkesën dhe ka ndryshuar aktvendimin e formës së prerë, “ashtu që ndaj të pandehurve ka ndërprerë masën e paraburgimit dhe u ka caktuar arrest shtëpiak”.
Të pandehurit Albin Kurti, masa e arrestit shtëpiak do t’i zgjasë deri me datën 28.12.2015, ndërsa të pandehurës Albulena Haxhiu, masa e arrestit shtëpiak do t’i zgjasë deri me datën 07.01.2016.
Dy deputetët e Vetëvendosjes, janë arrestuar nga Policia dhe dënuar nga gjykata nën dyshimin se kanë hedhur gaz lotsjellës në seancat e Kuvendit të Kosovës. Së bashkë me këta deputetë, masë ndalese kanë edhe 11 deputetë të tjerë, të cilët kanë hedhur gaz lotsjellës apo e kanë sjellë gazin brenda seancave.
Opozita ka hedhur gaz lotsjellës në Kuvend, në përpjekje për ta ndaluar punën e Parlamentit, në shenjë pakënaqësie me dy marrëveshjet e fundit të Qeverisë, njërën me Serbinë dhe tjetrën me Malin e Zi. Sipas opozitës, këto marrëveshje cenojnë juridikisht dhe territorialisht Republikën e Kosovës.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












