Kosova
Kurti: Do të ketë zbatim të pakompromis të masave
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se është brengosëse shkalla e ulët e respektimit të masave kundër koronavirusit, andaj ai tha se në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, të mbajtur të dielën, më 29 gusht, kanë vendosur që të rrisin kapacitetet mbikëqyrëse, me qëllim që të respektohen masat.
Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare u mbajt në ditën kur Kosova shënoi rekord të rasteve të vdekjeve. Kurti tha se pesë nga viktimat kishin të paktën një dozë të vaksinës.
Që një person të konsiderohet i vaksinuar plotësisht, duhet të kalojnë dy javë nga doza e dytë. Kurti tha se disa qytetarë që kanë marrë ndonjërën dozë, gjatë kësaj periudhe dyjavore nuk janë kujdesur, prandaj edhe janë infektuar. Sipas tij, nga 1 deri më 27 gusht, 7.59 për qind e personave të infektuar kanë qenë të vaksinuar me të paktën një dozë.
“Jemi në një pikë kritike. Ata që janë vaksinuar, nëse nuk janë të kujdesshëm bëhen supershpërndarës, ndërkohë që vetë janë të sigurt, janë bartës e përhapës të virusit. Pikërisht, ne që jemi të vaksinuar duhet të jemi edhe më përgjegjës seç ishim në të kaluarën”, tha Kurti.
Kurti tha se do të ketë gjoba për shkeljen drastike të masave, do të rritet prania e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës dhe do të rritet numri i inspektorëve të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau Një profil i lartë shkencor dhe klinik, që nga laboratorët e Cyrihut e deri te udhëheqja... -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











