Kosova

Kurti: Çështja e të pagjeturve është urgjencë, do ta bisedoj me Vuçiqin

Sërish, kryeministri Albin Kurti ka folur lidhur me takimin që pritet të mbahet në Bruksel më 2 maj, përcjell albinfo.ch.

Derisa sa ka qenë i shoqëruar edhe nga kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, Kurti ka bërë homazhe te përmendorja dedikuar personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës.

Kurti ka thënë se në takimin e 2 majit duhet të diskutohet me urgjencë çështja e të pagjeturve.

Kjo ngase, sipas tij, në aneksin për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit saktësohet se duhet trajtim urgjent.

“Ne në aneksin për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit kemi thënë se është urgjente çështja e të pagjeturve, pres me urgjencë të trajtohet çështja e të pagjeturve me 2 maj. Gjykimi në mungesë mundësohet tash e 4 vjet, prandaj i bëjë thirrje Prokurorisë Speciale që ato mijëra dëshmi që i kemi për krimet në Kosovë të shndërrohen e aktakuza për përgjegjësit, sikurse në Kroaci, edhe në Kosovë mund të gjykohen në mungesë. Është e paarsyeshme çfarëdo vonese, se dëshmitarët po vendin e po plaken”.

Përderisa sërish ka kërkuar nga Prokuroria Special që të fillojë hetimet në mungesë të përgjegjësve të krimeve, ngase tha se dëshmitarët po plaken, e madje edhe po vdesin.