Kosova
Kurti bën homazhe në Prekaz, Gllogjan, te varri i Rugovës dhe Demaçit
Ditën e martë edhe zyrtarisht Albin Kurti pranoi detyrën e të parit të Qeverisë së Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrat e kabinetit qeveritar kanë bërë homazhe te Kompleksi “Adem Jashari” në Prekaz, në ditën e shënimit të 22-vjetorit të nisjes së bombardimeve të NATO-s kundër caqeve serbe.
Kurti e ka quajtur Prekazin “vend të flijimit dhe të bashkimit”.
“Tre breza të Familjes Jashari u vranë nga forcat serbe, mirëpo rënia e tyre heroike e ngriti në këmbë popullin shqiptar, i dha hov Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe e zgjoi ndërgjegjen ndërkombëtare, e cila më 24 mars 1999 dërgoi aleancën më të fuqishme në historinë e njerëzimit kundër një shteti gjenocidal, siç ishte Serbia e (Sllobodan) Millosheviqit”, ka deklaruar Kurti.
Ai ka thënë se “drejtësia për këtë krim të Serbisë nuk është vënë në vend”.
Njëzetetrevjet më parë, në Prekaz të Skenderajt, gjatë sulmeve të forcave serbe të sigurisë në këtë fshat, janë vrarë më shumë se 50 anëtarë të Familjes Jashari.
Më 24 mars të vitit 1999, me urdhër të ish-Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Havier Solana, kanë filluar sulmet ajrore të forcave të NATO-s, kundër caqeve serbe në Kosovë dhe në Serbi.
Pas 78 ditësh të bombardimeve të NATO-s, Sllobodan Millosheviqi, atëbotë president i Serbisë, është dorëzuar në qershorin e vitit 1999 dhe ka pranuar Marrëveshjen e Kumanovës.
Më 10 qershor, Këshilli i Sigurimit ka miratuar Rezolutën 1244, përmes së cilës ka vendosur administratën e përkohshme të OKB-së në Kosovë dhe ka fuqizuar praninë ushtarake të KFOR-it.
Kosova, në partneritet me bashkësinë ndërkombëtare, ka ndërtuar institucionet e veta, të cilat më 17 shkurt të vitit 2008, kanë shpallur pavarësinë e Kosovës.
Po ashtu, Kurti bashkë me ministrat e tij do të bëjë homazhe edhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan.
Ndërsa në orën 11:15 kryeministri me kabinetin qeveritar bën homazhe te varri i presidentit Ibrahim Rugova në Prishtinë.
E-Diaspora
-
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve Nga 1 marsi i vitit të ardhshëm, Metihe Mehmeti, 42 vjeçe, do të marrë detyrën e... -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin -
KQZ nis vlerësimin e rreth 13 mijë votave të diasporës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të festës së 28... -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri









