Kosova
Kurti: Austria, aleate e rëndësishme në forcimin e demokracisë sonë
Marrëdhëniet e mira dhe rezultatet e frytshme që vijnë nga puna e përbashkët e Qeverisë së Republikës së Kosovës me trupin diplomatik të Austrisë, u theksuan nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në pritjen e organizuar nga Ambasada e Austrisë në Kosovë, për përfundimin e mandatit të ambasadorit Weidinger.
“Puna e ambasadorit Weidinger në Kosovë ka përfaqësuar këtë dinamikë pozitive ndërmjet diplomacisë së huaj dhe qeverisë vendase”, u shpreh Kryeministri Kurti në fjalën e tij hyrëse.
Më tej, ai theksoi se Austria ka luajtur një rol të rëndësishëm në formimin e shtetësisë së Kosovës dhe në zhvillimin e rajonit tonë, ka investuar prej kohësh në përparimin demokratik brenda vendit tonë si dhe ka mbrojtur njohjen tonë ndërkombëtare. Kryeministri veçoi Agjencinë për Bashkëpunimin Austriak për Zhvillim, e cila ka dhënë kontribut të madh përmes projekteve që përfshijnë fusha të shumta, e që fokusohen në masë të madhe në arsim.
Kryeministri Kurti potencoi mirënjohjen ndaj ambasadorit Weidinger, duke thënë se gjatë kohës së tij në Kosovë ai ka qenë faktor kyç në nxitjen e një marrëdhënieje të veçantë midis dy vendeve tona, për avokimin për vlerat më të mira austriake dhe më të mirat e vendit tonë.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













