Kosova
Kurti: AKP do të shuhet, nuk do t’i lëmë më të vjedhin
Albin Kurti ka thënë se qytetarëve u ka premtuar se do ta shuajnë Agjencinë Kosovare të Privatizimit
Në mbledhjen e sotme në Kuvendin e Kosovës, kryeministri Albin Kurti ka thënë se qytetarëve u ka premtuar se do ta shuajnë Agjencinë Kosovare të Privatizimit dhe këtë do ta bëjë.
Para deputetëve ai ka theksuar se AKP do të shuhet, por fillimisht duhet shkarkohet bordi, pasi kanë vjedhur shumë.
“Që të shuhet APK-ja është e rëndësishme që të shkarkohet bordi, sepse kanë vjedhur shumë, por ne nuk i lejojmë të vjedhin më, kanë vjedhë me paga, kanë vjedh me privatizime. Janë paguar për të vjedhur, merreni me mend. Dy dekada të Kosovës së pasluftës janë dekada të tjetërsimit dhe deindustralizimit nëpërmjet privatizimit dhe kjo duhet të marrë fund“, ka thënë ai.
Sipas tij, bordi i ri i AKP-së do të ketë mision shuarjen e kësaj ndërmarrjeje.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt Më 14–15 prill 2026 mbahet Samiti IV i Diasporës Shqiptare... -
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë -
Hamburg
Promovohet libri “Skënderbeu – Një hero arbëror i Evropës” më 7 shkurt në Hamburg -
Diaspora
Diaspora rrit të ardhurat e Kosovës +4% më shumë në vitin 2025 -
Itali
Brilant Milazimi përfaqëson Kosovën në Bienalen e Venecias 2026
Jeta në Austri
-
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro Vjena pret që deficiti buxhetor i vitit 2025 të arrijë në total 2.8 miliardë euro, 1... -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin














