Kosova
Kurti: Aeroporti i vjetër do të shndërrohet në terminal doganor të Prishtinës
Sot, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Aeroportin e Prishtinës.
Ai ka bërë të ditur se Qeveria e Kosovës është e interesuar që të funksionalizojë hapësirat e pashfrytëzueshme të aeroportit të vjetër të Prishtinës, duke i shëndërruar në terminal doganor për regjionin e Prishtinës.
“Sivjet bëhen 7 vjet që këto hapësira të aeroportit të Prishtinës nuk shfrytëzohen dhe është një objekt tejet i përshtatshëm për terminal doganor për regjionin e Prishtinës, në mënyrë që doganierët të vijnë këtu dhe terminali doganor të jetë jo vetëm në shtet, por edhe në qytete.
Thuhet se terminalet private kanë tarifa të larta për kamionët, por edhe e privojnë arkën tonë shtetërore. Diku 37 milionë euro i kanë të hyra 10 terminalet në pronësi private.
Le t’ia fillojmë me këtë terminal doganor këtu në Prishtinë, që është pak a shumë edhe gjeogrfikisht edhe në mes të Kosovës, për të vazhduar pastaj edhe në Mitrovicë dhe në Vërmicë.
Qeveria e Republikës së Kosovës, unë si kryeministër në detyrë dhe ministri i Financave shprehin interesimin që në një kohë sa më të shkurtër ta funksionalizojmë këtë ndërtesë për terminalin doganor të shtetit”, ka thënë ai, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












