Integrimi
Kurse falas të gjermanishtes për të huajt
"Nëpërmjet kurseve, të huajt munden që nga fillimi të marrin pjesë aktive në jetën shoqërore në Zvicër", thotë deputetja me prejardhje kurde-turke, Arslan
Kurse falas të gjermanishtes për azilkërkuesit dhe të huajt kërkon deputetja zvicerane me origjinë turke-kurde, Sibel Arslan.
“Shpesh të huajt megjithatë nuk integrohen për shkak se nuk e mësojnë gjuhën e vendit”, thotë Sibel Arslan nga Partia e Gjelbër. Prandaj ajo kërkon që të huajt në Zvicër të ndjekin kurse për të mësuar njërën nga gjuhët zyrtare. Për të përfunduar kursin në baza vullnetare të gjithë të huajt, si azilkërkuesit, migrantët apo familjarët e emigrantëve.
“Nëpërmjet kurseve, të huajt munden që nga fillimi të marrin pjesë aktive në jetën shoqërore në Zvicër”, thotë Arslan.
Këto kurse të gjuhës vitin e parë do të duhet të financohen nga qeveria federale ose kantonet.
Arslan është e bindur se shpenzimet e bëra për këto kurse do të kompensohen nga integrimi më i shpejtë.
Në vitin 2015 në Zvicër janë regjistruar 37500 këkesa për azil. Kostoja e kurseve të gjuhës do të shkojë përtej kuadrit financiar të Konfederatës dhe kantoneve, thonë kundershtarët e kësaj idesë së Arslan.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










