Lajme
Kur mund të hapen kufijtë e zonës Schengen
Kriza e koronavirusit ka nxjerrë në pah "fatin e përbashkët" të Zvicrës dhe vendeve të Bashkimit Evropian, i cili tani duhet të vazhdojë të punojë së bashku, thonë ambasadorët francezë dhe gjermanë në Bernë
Pas tensioneve në ditët e para të krizës, kur secili shtet mori masat e veta kombëtare të urgjencës, Zvicra, Gjermania dhe Franca kanë zhvilluar “solidaritet të admirueshëm”, shkruajnë ambasadori francez Frédéric Journès dhe ambasadori gjerman Norbert Riedel në një pjesë të përbashkët të botuar të Premten në gazetat “Anzeiger” dhe “Le Temps”.
Ata përmendin si shembuj spitalet zvicerane dhe gjermane, që marrin pacientë me koronavirus nga Franca, dhe gjithashtu bashkëpunimin për riatdhesimin e qytetarëve të bllokuar nga e gjithë bota, përcjell albinfo.ch.
Shtetasit zviceranë janë dërguar në shtëpi me fluturime franceze dhe gjermane dhe anasjelltas.
Ky bashkëpunim tani duhet të mbahet për të rikthyer jetën ekonomike në rrugë të mbarë, thonë ambasadorët, duke kërkuar një “rihapje të koordinuar të kufijve”.
Mesazhi i tyre pasqyron gjerësisht pikëpamjen e dhënë nga Ministri i Jashtëm Zviceran, Ignazio Cassis muajin e kaluar, përcjell tutje albinfo.ch.
“Kjo periudhë e jashtëzakonshme na kujton se, përkundër dallimeve tona, ne jemi të gjithë evropianë”, shkruajnë ata. “Përgjigja evropiane ndaj kësaj krize, pavarësisht nëse kritikët pëlqejnë apo jo, është e pashembullt. Asnjëherë më parë, Bashkimi Evropian nuk ka mobilizuar burime të tilla të konsiderueshme në vetëm disa javë. Dhe kurrë më parë nuk jemi ndërgjegjësuar për rëndësinë e vlerave tona të përbashkëta, veçanërisht respektimin e lirisë individuale dhe sundimit të ligjit”.
Këtë javë Ministrat e Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme të shteteve Shengen të Evropës ranë dakord unanimisht për një ngritje të koordinuar hap pas hapi të kufizimeve të udhëtimit, ndërsa riafirmuan përparësinë e mbrojtjes së qytetarëve kundër virusit.
“Fillimisht, rihapja progresive e kufijve të brendshëm të Evropës duhet të bëhet. Vetëm pas kësaj do të jetë e mundur një rihapje hap pas hapi i kufijve të jashtëm të Shengenit për të lejuar hyrjen e njerëzve nga shtetet e treta”, tha ministria zvicerane e drejtësisë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, Mes lotësh, ylli kosovar tregon fëmijërinë e vështirë dhe përkushtimin e prindërve për suksesin e tij... -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Londër
Në Londër hapet ekspozita “Metamorph” e artistes Gabi Pallaska -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih
Jeta në Austri
-
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja Çiklistja, një grua 60-vjeçare austriake pësoi lëndime të rënda dhe u dërgua me ambulancë në Spitalin... -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë












