Shëndetësi
Kur është koha më e mirë për të ngrënë ëmbëlsira?
Kur flitet për ëmbëlsirat, mbase asnjë nuk i reziston dot dhe mund t’i konsumojë ato në çdo moment të ditës. Ka shumë persona që mendojnë se është më mirë që ëmbëlsirat të konsumohen në mëngjes, sepse trupi e asimilon gjatë ditës. Por, cila është e vërteta?
Sic shkruan portali Shëndeti, ëmbëlsirat duhet të konsumohen rreth orës 5 pasdite, kohë kur në trup ekziston sasia më e vogël e insulinës. Kështu nuk do të prishni punën e pankreasit dhe metabolizmi do të jetë i balancuar. Sidomos gjatë pushimeve, adhuruesit e ëmbëlsirave e kanë zakon të hanë një copë ëmbëlsirë gjatë darkës.
Sipas nutricionistëve, nuk ka asgjë të keqe të hash diçka të ëmbël pas darke, por, kuptohet, në sasi të moderuar. Nëse nuk do ta kontrolloni veten për ëmbëlsira pas darke, sasia e sheqerit do të rritet dhe rezervat në trup po ashtu.
Ekspertët thonë se kur hani shumë ëmbëlsira gjatë një dite, sasia e madhe e sheqerit të bën të ndihesh i zemëruar dhe të kërkosh më shumë ëmbëlsira të tjera, kjo sepse rritet presioni i gjakut. Prandaj, në rastet kur e kuptoni se e keni tepruar me ëmbëlsira, hani proteina dhe fibra, shkoni në stërvitje dhe konsumoni ushqime probiotike.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










