Lajme
Kur do të përfundojë pandemia, sipas shkencëtarëve në Singapor
Një ekip shkencëtarësh nga Universiteti i Teknologjisë dhe Dizajnit (SUTD) në Singapor u përpoqën të parashikojnë se kur do të përfundojë pandemia e coronavirusit.
Shkencëtarët nga ky universitet kanë përdorur në hulumtimin e tyre një model matematikor të njohur si SIR.
Modeli i tyre llogarit shkallën në të cilën përhapet sëmundja dhe në çfarë niveli njerëzit shërohen nga ajo sëmundje, transmeton Telegrafi.
Të dhënat e përdorura në këtë studim janë vetëm raste të konfirmuara të infeksionit me koronavirus, numri i testeve të kryera dhe numri i vdekjeve të konfirmuara.
Bazuar në këto të dhëna, ata përcaktuan një cikël të vetëm jetësor të koronavirusit.
Sigurisht, duhet të kihet parasysh se këto të dhëna kanë shumë të ngjarë që të mos paraqesin pamjen e vërtetë, dhe për këtë arsye gjithçka duhet të merret me një dozë të lartë kujdesi.
Por rezultatet janë interesante.
Sistemi i tyre i inteligjencës artificiale parashikon që pandemia e coronavirusit në gjithë botën do të përfundojë në dhjetor, duke vërejtur se ajo ndryshon në vende të ndryshme.
Kështu, në Australi, fundi i pandemisë parashikohet në qershor dhe në Itali në tetor.
Ne kemi përmendur tashmë, dhe pjesëmarrësit e këtij hulumtimi vetë vërejnë – modeli dhe të dhënat nuk mund të kapin në mënyrë të duhur kompleksitetin dhe dinamikën e përhapjes së sëmundjes COVID-19, por ata besojnë se parashikimet e tyre janë një vlerësim mjaft i mirë dhe mund të shërbejnë për planifikimin proaktiv që vendet i qasen kur hiqet karantina ose liria e lëvizjes të jetë më e madhe, përcjell Telegrafi.
Çfarë dhe si parashikon modeli?
Historia na mëson se evolucionet pandemike nuk janë plotësisht të rastësishme në natyrë, por ndjekin një linjë të ciklit jetësor që fillon në momentin e një shpërthimi, ka një kulm të shpërthimit dhe pastaj ngadalësohet derisa epidemia të ketë zbritur plotësisht.
Kjo e bindi ekipin në SUTD se mund të parashikonte ciklin jetësor të coronavirusit. Por së pari ata kishin nevojë për të mbledhur shumë informacione.
Të dhënat e coronavirusit janë marrë nga Our World Data, një organizatë kërkimore për çështjet më të mëdha në botë.
Ekipi më pas përdori këto të dhëna me modelin e tyre matematikor për të parashikuar se sa njerëz do të infektoheshin në të ardhmen.
Ekipi i studiuesve tregon se sipas parashikimeve të tyre, duhet të tregohet kujdes gjithashtu. Një optimizëm i tepërt mund të minojë para kohe disiplinën dhe kufizimet qeveritare në vendet e veçanta, duke zgjeruar kështu epideminë.
Ata paralajmërojnë gjithashtu se saktësia e modelit të tyre varet gjithashtu nga cilësia e të dhënave që ata përdorën për parashikim.
Gjithashtu, modeli nuk mund të parashikojë efektet e vendimeve politike.
Për shembull, masa e Singaporit për të zgjatur karantinën mund të lakojë kurbën më herët sesa ishte parashikuar, ndërsa relaksimi i hershëm i distancës sociale në SHBA mund të vonojë fundin e pandemisë.
Megjithatë, Jianxi Luo beson se parashikimet mund të ndihmojnë në përgatitjen për fazën tjetër të virusit – me kusht që ato të jenë të sakta.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Francë
Në Francë mbahet edicioni i tretë i Ekselencës Sipërmarrëse të Diasporës Frankofone Ambasadori i Shqipërisë, Dritan Tola, theksoi rolin e rëndësishëm të diasporave si ura bashkëpunimi ekonomik dhe... -
Budapest
Budapest: “Daily News Hungary” vlerëson ekspozitën personale të Jakup Ferrit -
Konsullata e Kosovës zhvillon takim me përfaqësues të shoqërisë civile për përfshirjen sociale -
Belgjikë
Shqiptarja fiton çmimin “Restaurant Guru Award 2026” në Belgjikë -
SHBA
Ermona Meshi diplomon në SHBA dhe nderohet me medaljen prestigjioze “US Diplomatic Medal”
Jeta në Austri
-
Bien çmimet në pikat e karburanteve në Austri Çmimet e karburantit po bien! Pas një armëpushimi në Lindjen e Mesme, benzina dhe nafta do... -
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen -
Vjenë: 70 euro gjobë për hedhjen e mbeturinave në rrugë -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri -
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi

















