Lajme
Kur do të jetë në dispozicion vaksina COVID-19 në Austri?
Me provat e vaksinave që tregojnë sukses paraprak, kur mund të pritet një vaksinë e koronavirusit në Austri?
Ministri i Shëndetësisë, Rudolf Anschober, ka parashikuar një ‘shtrirje’ të vaksinës së koronavirusit në tremujorin e parë të vitit 2021 – me vaksinën të disponueshme për të gjithë në Austri në tremujorin e dytë, shkruan thelocal.at, përcjell albinfo.at.
Duke folur të mërkurën, Anschober tha se ai priste që vaksina të ishte në dispozicion vitin e ardhshëm, me punonjësit shëndetësorë dhe njerëzit në grupet e rrezikut të parët në radhë, nga janari deri në mars të vitit 2021. Ministria e Shëndetësisë po u jep përparësi njerëzve që janë në “rrezik” më të madh për dozën e parë të vaksinës. Anschober tha se njerëzit me gjendje serioze mjekësore që i bëjnë ata të prekshëm ndaj virusit, si dhe njerëzit mbi moshën 70 vjeç do të kenë përparësi.
Vaksina do të vihet në dispozicion për publikun më të gjerë, tha Anschober.
“Supozoj se popullata tjetër e interesuar mund të vaksinohet gradualisht nga tremujori i dytë e tutje. Tani jemi duke përgatitur logjistikën e vaksinimit për këtë”, tha ai, përcjell tutje albinfo.at.
E-Diaspora
-
Revista e manifestimit “Kurora e Lirisë”, një publikim që sjell standard të ri Kjo revistë përfaqëson një ndër botimet e para të këtij niveli, e cila sjell një format... -
Two.jobs sjell inovacion në Social Media Recruiting në HR Festival Europe 2026 -
Në Bernë promovohet libri “Klithma” i autores Alketa Gashi-Fazliu -
Nga familja në shërbim të qytetit: çifti shqiptar zgjidhet në Këshillin Komunal të Yverdon-les-Bains -
Nesër në Bernë: Ejani në manifestimin “Kurora e Lirisë”
Jeta në Austri
-
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 Afati i aplikimit për prindërit shqiptarë në shkollat publike austriake është i hapur deri më 31... -
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri














