Lajme
Kur do të hyjë Kosova në agjendën e BE-së për liberalizim të vizave?
Heqja e vizave për kosovarët vështirë se do të jetë sivjet në agjendë të institucioneve të Bashkimit Evropian. Kjo pasi Kosova fillimisht duhet t’i përmbushë obligimet e marra, ka thënë drejtori ekzekutiv i Institutit EPIK, Demush Shasha.
Ai shprehet pesimist se gjatë këtij viti do të mund të ketë progres në këtë drejtim.
“Konsideroj se Kosova sa i përket liberalizimit të vizave fillimisht duhet t’i përfundojë detyrat e veta të shtëpisë. E më pastaj ne të bëjmë lobimin e nevojshëm te disa vende anëtare, të cilat janë skeptike sa i përket liberalizimit të vizave. Sa i përket vitit 2020, ka mbetur edhe shumë pak kohë që Kosova dhe çështja e liberalizmit të vizave të futet në rend dite të punës të institucioneve të BE-së për vitin 2020. Prandaj duhet të jemi pesimist që gjatë vitit 2020 do të ketë ndonjë progres të ndjeshëm sa i përket liberalizmit të vizave”, ka deklaruar ndër tjerash ai për ekonomiaonline, transmeton Albinfo.ch.
Shasha thotë se janë katër pengesa kryesore sa i përket liberalizimit të vizave, duke përmendur luftimin e krimit e korrupsionit, por edhe skepticizmin e disa vendeve anëtare të BE-së.
Kurse deputetja e PDK-së, ish-kryetarja e Komisionit për Integrim Evropian, Blerta Deliu-Kodra, thotë se për këtë dyshim të shteteve që fillimisht ishin pro heqjes së vizave do të kërkojnë sqarime nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë











