Kosova
Kur do të bie bora e parë në Prishtinë
Temperaturat e ajrit do të mbeten mbi vlera mesatare
Gjatë javës së ardhshme pritet të mbizotërojë mot kryesisht me vranësira, kohë pas kohë me reshje shiu. Ndërsa nga e mërkura rënie e lehtë e temperaturave, ku në viset malore do të pritet edhe reshje të borës.
Gjatë ditës së sotme fusha të presionit të ulët që po depërtojnë mbi Mesdhe, e më pas edhe nga rajoni ynë, do të kushtëzojnë ditëve në vijim mot kryesisht me vranësira, e kohë pas kohe me kalimin e sistemeve frontale mbi vend do të sjellin edhe të reshura shiu. Ditën e mërkurë në vise malore mbi 2000 m priten edhe reshje bore. Orëve të mëngjesit nëpër ultësira do të krijohen kushte edhe për mjegulla.
Edhe gjatë kësaj periudhe vlerat e cilësisë së ajrit do të luhaten përreth vlerave mesatare, por për shkak mundësisë për formimin e mjegullave, kohëpaskohe do të rriten edhe në vlera të pashëndetshme.
18.11 – Në mëngjes vende-vende me reshje të dobëta shiu. Ditën vranësirat do të shpërndahen, e në mbrëmje priten kthjellime.
19.11 – Në mëngjes në ultësira mundësi për mjegull. Ditën kryesisht vranët. Vonë në mbrëmje priten reshje të dobëta shiu.
20.11 – Më freskët, kryesisht vranët, e kohëpaskohe me shi. Në mbrëmje pjesërisht vranët.
21.11-22.11 – Kryesisht me vranësira. Të enjten në mëngjes në ultësira mundësi për mjegull, e ditën e premte, pasdite dhe në mbrëmje mundësi për riga lokale shiu.
Temperaturat e ajrit do të mbeten mbi vlera mesatare, edhe pse në pjesën e dytë të javës do të pësojnë një rënie të lehtë. Minimalet do të luhaten nga 5C deri në 8C, e maksimalet nga 12C deri në 16C.
Do të fryejë erë e lehtë dhe mesatare nga juglindja 2-7m/s, e në pjesën e dytë të javës lehtë nga verilindja-lindja 1-4m/s.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












