Futboll

Kuqezinjtë stërviten në Spanjë për miqësoren me Ukrainën

Kombëtarja zhvillon seancën e parë stërvitore në Valencia

Kombëtarja shqiptare ka mbërritur pasditen e djeshme në Valencia, ku do të vijojë përgatitjet për ndeshjen miqësore të 31 marsit ndaj Ukrainës.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Silvinjo ka zhvilluar seancën e parë stërvitore në qendrën Parador de El Saler të Valencias, duke u përqendruar në ushtrime fizike, qarkullimin e topit dhe skema taktike.

Departamenti i Komunikimit në FFSH bën me dije se grupi i 24 lojtarëve ishte i plotë dhe janë në gjendje të mirë fizike, transmeton albinfo.ch.

Ndeshje miqësore Ukrainë-Shqipëri do të luhet më datë 31 mars, ora 20:45 në “Estadi Ciutat de València”, Spanjë.

youtube.com/watch?v=h7Y7poNyQnA&source_ve_path=MjM4NTE&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Ffshf.org%2F