Futboll
Kuqezinjtë nisin përgatitjet për Ligën e Kombeve
Shqipëria do të luajë ndeshjen e parë ndaj Ukrainës në udhëtim më 7 shtator 2024, në ora 20:45 në stadiumin “Epet Arena” të Çekisë, ndërsa tre ditë më vonë do të presë në shtëpi përfaqësuesen e Gjeorgjisë, takim që është planifikuar të nisë më 10 shtator në ora 20:45

Kombëtarja shqiptare nisi këtë të hënë përgatitjet për dy ndeshjet e vlefshme për Ligën e Kombeve ndaj Ukrainës (7 shtator, ora 20:45) dhe Gjeorgjisë (10 shtator, ora 20:45).
Kuqezinjtë zbritën në fushë pasditen e sotme, teksa seanca stërvitore nisi në ora 17:45 dhe zgjati rreth 1 orë e 20 minuta.
Trajneri Silvinjo dhe stafi i tij teknik kanë punuar sot në fushën e Shtëpisë së Futbollit me një pjesë të lojtarëve, të cilët kanë mbërritur në grumbullim më herët pasi kanë përfunduar ndërkohë impenjimet me klubet e tyre, raporton FSHF, transmeton albinfo.ch.
Lojtarët prezentë në seancën e sotme stërvitore ishin: Thomas Strakosha, Alen Sherri, Simon Simoni, Andi Hadroj, Berat Gjimshiti, Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Marash Kumbulla, Ardian Ismajli, Ylber Ramadani, Sebastjan Spahiu, Amir Abrashi, Kristjan Asllani, Medon Berisha, Qazim Laçi, Nedim Bajrami, Arbër Hoxha, Rey Manaj, Taulant Seferi dhe Agim Zeka.
Grupi ka punuar fillimisht në palestër për të kaluar më pas në fushë, ku është punuar më shumë me topin, teksa skuadra zhvilloi edhe një test miqësor me ekipin U-21. Në ditët në vijim pritet që intensiteti i stërvitjes do të vijë gradualisht në rritje.
Ashtu siç e bëri me dije edhe trajneri Silvinjo në konferencën e sotme për media, lista e Kombëtares ka pësuar një ndryshim. Armando Broja nuk do të jetë pjesë e skuadrës për këto dy sfida për shkak të një problemi fizik dhe ekipit do t’i bashkohet mbrëmjen e sotme sulmuesi Myrto Uzuni. Edhe Jasir Asani, Mario Mitaj dhe Enea Mihaj do t’i bashkohem skuadrës ditën e nesërme.
Shqipëria do të luajë ndeshjen e parë ndaj Ukrainës në udhëtim më 7 shtator 2024, në ora 20:45 në stadiumin “Epet Arena” të Çekisë, ndërsa tre ditë më vonë do të presë në shtëpi përfaqësuesen e Gjeorgjisë, takim që është planifikuar të nisë më 10 shtator në ora 20:45.
E-Diaspora
-
Nga gushti i vitit të ardhshëm, Italia heq kartën e identitetit fizikë, preken edhe shqiptarët Raportohet se nga 3 gushti 2026, kartat e identitetit fizike (në letër) të lëshuara në Itali...
-
4 milionë euro për policen e sigurimeve për mërgimtarët, vlerësohet vendim i padrejt
-
Nga 1 korriku, Aeroporti i Prishtinës nis fluturime të rregullta drejt Lionit
-
Detaje të reja rreth vrasjes së 25-vjeçarit shqiptar në Itali
-
Shkodran Osmanaj performon në Festival d’Aix-en-Provence me Orkestrën Bayerische Rundfunk
Jeta në Austri
-
Subvencionet mbi 1,500 euro do të bëhen publike në Austri nga shtatori Austria po ndërmerr një hap të rëndësishëm drejt transparencës me hyrjen në fuqi të një ligji...
-
Vala e të nxehtit në Austri nxit masa emergjente
-
Austria synon të shtyjë punonjësit mbi 60 vjeç të qëndrojnë më gjatë në punë
-
Austri: Frikë nga turizmi lakuriq nga Zvicra
-
Austri: Një projekt i ri pilot synon mësimin e gjuhës gjermane fëmijëve migrantë në kopsht