Lajme
Kuponi prej 50 eurosh nga Bashkia e Vjenës arrin te qytetarët
950 mijë familjeve në Vjenë u janë dërguar kuponët në vlerë prej 25 eurosh për ata që jetojnë vetëm dhe 50 euro për mbi dy anëtarë në një shtëpi.
Që nga java e kaluar Bashkia e Vjenës ka filluar shpërndarjen e kuponëve të quajtur “Schnitzel 50-të” si sensibilizim për t’iu dalë në ndihmë gastronomëve, të cilët patën humbje të mëdha si pasojë e Covid 19.
Një pjesë e madhe e kuponëve, ashtu siç edhe kishin paralajmëruar, janë shpërndarë të martën në kutitë postare të secilës familje. Megjithatë, nëse ende ndonjë familjes nuk i ka arritur, mos u merakosni, sepse ato do të vijnë gjatë ditëve në vijim në të gjitha adresat, raporton Albinfo Austria.
Zarfi e qytetit të Vjenës bashkë me kuponin përmban edhe një përshëndetje nga kryetari Michael Ludwig. “Vizitoni restorantet përreth ku ju banoni, shkoni në ndonjë restorant të preferuar apo shijoni këtë ofertë në një nga kafenetë e shumta të Vjenës”.
Me kupon nuk mund të merrni alkool e cigare
Për ta kuptuar se kuponin mund ta shpenzoni në lokalin tuaj të preferuar, atëherë duhet ta kontrolloni faqen wienergastrogutschein.at. dhe ta shikoni që a është i regjistruar. Me fjalë tjera, në këtë faqe i gjeni të gjitha lokalet ku mund ta përdorni këtë kupon. Por keni kujdes: “Schnitzel-50” nuk vlen për alkool dhe cigare. Nëse konsumoni më pak se vlera e kuponit, pjesa tjetër do t’ ju skadoj.
Në anën tjetër, nëse jeni në dietë, nuk keni oreks ose nuk doni ta shfrytëzoni kuponin për një arsye tjetër, mos e hidheni. Organizata si: Caritas, Diakonie ose SOS Fshatrat e fëmijëve mund ta përdorin kuponin apo mund të jepet në dispozicion për njerëzit që janë të pastrehë apo të prekur nga varfëria.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












