Sport
Kupa e Europës 2024 do të mbahet në Gjermani
Ky vendim u mor nga 19 anëtarët e këshillit të UEFA-s, ndërsa Presidenti i (DFB), Reinhard Grindel, dhe zëvendës-presidenti i (TFF), Servet Yardimci, nuk morën pjesë në këtë vendim, pasi vendet e tyre respektive garonin.
Tashmë është zyrtare dhe Turqia ka humbur një betejë të rëndësishme sportive kundrejt Gjermanisë. Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka zgjedhur Gjermaninë si nikoqire të Kampionatit Europian 2024. Në garë kishin mbetur vetëm Turqia dhe Gjermania, kurse sot në Nyon të Francës ka marrë fund gara.
Ishte presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin, i cili bëri publik emrin e organizatorit dhe i uroi suksese në organizim.
Pas kësaj ishin edhe drejtuesit gjerman që morën fjalën, duke u zotuar në organizim të mirë dhe falënderuan drejtuesit e UEFA-s për përzgjedhjen.
Ky vendim u mor nga 19 anëtarët e këshillit të UEFA-s, ndërsa Presidenti i (DFB), Reinhard Grindel, dhe zëvendës-presidenti i (TFF), Servet Yardimci, nuk morën pjesë në këtë vendim, pasi vendet e tyre respektive garonin.
Ky është organizimi i parë pas 18 vitesh për Gjermaninë si organizatore e KE, kurse Turqia humb betejën e katërt për t’u bërë nikoqire e një evenimenti aq të madh sportiv.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












