Bota
Kundërshtohet shitja e aeroporteve në Francë
Deputetët francezë kanë nisur një përpjekje ambicioze për të bllokuar shitjen e aksioneve të qeverisë në aeroportet e Parisit.
Privatizimi i aeroporteve i ka prirë listës së ndryshimeve të planifikuara nga presidenti Emmanuel Macron në shtetin që e çmon mbrojtjen e shërbimeve publike, transmeton albinfo.ch.
Deputetët nga grupet e ndryshme politike patën një takim të rrallë në Saint-Denis, në veri të Parisit, duke bërë përpjekje se si të rritin mbështetjen për iniciativën e tyre për të mbajtur aeroportet e Parisit nën kontrollin e shtetit. Qeveria përballet me kundërshtim të gjerë kundër planit, për shkak të shqetësimeve mbi humbjen e të ardhurave dhe humbjen e ndikimit në sektorin e transportit.
Në maj, një grup opozitar fitoi të drejtën për të nisur një procedurë të referendumit të përdorur rrallë, për të bllokuar shitjen e aksioneve. Në Francë, që nga fundi i vitit të kaluar, po vazhdojnë protestat kundër reformave ekonomike të kabinetit të Macronit.
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









