Futboll
Kumbulla vlen 25 milionë euro, e thotë Verona
Drejtori sportiv i Hellas Verona, Tony D’Amico, foli për mikrofonat e Sky Sport për ndikimin e Koronavirusit në merkaton e futbollistëve.
Edhe pse pandemia i kushtëzon klubet në ofertat e tyre, sipas tij Verona nuk do t’i shesë “xhevahirët” e saj nëse nuk vjen oferta e duhur. Ai merr shembull talentin shqiptar, Marash Kumbulla, i cili vlen jo më pak se 25 milionë euro.
“Pas Covid-19 të gjitha skuadrat do të kenë probleme me buxhetin, duke nisur nga më të mëdhatë e Europës. Një klub si Verona nuk mund t’ia lejojë vetes që të bjerë viktimë e ofertave të ulëta. As që e çojmë nëpër mendje, jemi të fokusuar për rinisjen e kampionatit. Të mbarojmë sezonin, më pas të mendojmë për merkaton, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch
“Kumbulla? Është i fortë, e vlerësojmë më shumë se 25 milionë euro. Ka zhvilluar një kampionat të mrekullueshëm dhe i janë vënë pas klubet e mëdha në Europë. Do të ketë shumë kërkesa, edhe tani po ndodh. Gjithsesi është herët për të folur me shifra konkrete. Nuk është e thënë që do të shitet medoemos, ka shumë kohë në dispozicion, pasi është i ri. E bukura është që vjen nga të rinjtë, e gjitha është meritë e presidentit Setti.”
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli Hetimet zbulojnë se mungesa e masave bazë të sigurisë dhe inspektimeve çoi në një aksident fatal... -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













