Futboll
Kumbulla drejt Interit këtë afat
Afër akordit, Kumbulla së shpejti në Inter
Është bërë e ditur se Inter ka siguruar shërbimet e mbrojtësit shqiptar të Veronës, Marash Kumbulla, pasi Napoli po përqendrohet në transferimin e Sofyan Amrabat në atë pozicion, transmeton albinfo.ch.
Interi provon “sprintin” për Marash Kumbullën. Qendërmbrojtësi shqiptar me vitlindje 2000, u pëlqen shumë zikaltërve që e kanë vëzhguar në shumë raste gjatë këtij viti, duke e promovuar me vota të plota.
Në janar është programuar një takim i ri me Veronën, që niset nga një vlerësim prej 20 milionë eurosh.
Në horizont qëndron edhe konkurrenca e Juventusit, Lacios dhe Atalantës, ndërsa në sfond kanë nisur të studiojnë terrenin edhe klube angleze (mes të cilëve Mançester Junajtid) e franceze.
Thuhet se Napoli ishte interesuar për Kumbullan dhe ishte në negociata me Veronën.
Gazetari i Sky Sport Italia, Di Marzio thotë se Interi tani është “në pole position” për transferimin e tij në sezonin e ardhshëm.
Nëse arrihet një marrëveshje për të riun shqiptar, atëherë lojtari i Interit, Federico Dimarco pritet t’i bashkohet Hellas Veronas këtë muaj.
Dimarco është i tepërt në San Siro, pasi ka luajtur vetëm 19 minuta në Serie A deri më tani në edicionin 2019-20. /Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Londër
Në Londër hapet ekspozita “Metamorph” e artistes Gabi Pallaska
Jeta në Austri
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve











