Lajme
Kujdes, AI mund të vjedhë fjalëkalimet nga tingulli i shtypjes së tasteve
Algoritmi i inteligjencës artificiale mund të shfrytëzohet nga aktorë dashakeqë për të vjedhur fjalëkalimet (password) e përdoruesve duke analizuar tingujt e goditjeve të tasteve, me një saktësi thuajse të pagabueshme.
Kështu ka zbuluar një studim i fundit i kryer nga Universiteti Cornell. Studimu tregonte se programi i inteligjencës artificiale (AI) demonstronte një performancë të përkryer në riprodhimin e fjalëkalimeve me një saktësi prej 95% kur aktivizoheshin nga një celular pranë tyre, raporton tch, përcjell Albinfo.ch.
Grupi i studiuesve britanikë përdorën modelin AI për të identifikuar tungujt e prodhuar nga goditjet e tasteve të një laptop-i 2021 MacBook Pro, që është nga modelet më të perdorura nga publiku.
Programi AI tregoi saktësi impresionuese edhe gjatë një video-konference me Zoom duke interpretuar tingujt e regjistruar nga mikrofoni laptopit.
Studiuesit thanë se kjo teknike, e cila njihet si “sulm i kanalit akustik,” është një kërcënim serioz i vjedhjes së të dhënave siç janë aktivitete delikate të fjalëkalimeve personale.
Për të zbuluar saktësinë e veprimeve, studiuesit ekzekutuan 36 shtypje tastesh në laptop, duke shtypur secilën prej tyre 25 herë me forcë të ndryshme apo gishta të ndryshëm. Programi AI arrinte të dallonte aspekte të ndryshme të secilës goditje të tasteve, duke përfshirë deh gjatësinë e valës.
Tingujt u regjistruan me mikrofonin e laptopit dhe me një celular iPhone 13 të vendosur rreth 17 centimetra larg tastierës /Albinfo.ch/
E-Diaspora
-
„Discere et studēre ad futurum – Mësim e studim për të nesërmen!” Një artikull kritik dhe motivues për institucionet arsimore të hapësirës gjuhësore e kulturore shqiptare, që ato... -
Shkolla Shqipe Ostermundigen Bern po zhvillon provat për festën e 28 Nëntorit -
Mediumi zviceran shkruan për Xhakën: Kapiteni i Kombëtares i fishkëllelluar në Prishtinë -
Ky është programi zyrtar i festivalit “Tri Net Film Fest” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë
Jeta në Austri
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë










