Maqedonia
Kufomat e aksidentit me autobus në Bullgari javën e ardhshme arrijnë në Shkup
Në një prononcim për media, ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka bërë të ditur se trupat e viktimave, të cilët humbën jetën në aksidentin me autobus në Bullgari, do të arrijnë në Maqedoninë e Veriut javën që vjen.
“Pritjet janë që gjatë javës së ardhshme, menjëherë pasi të mbarojnë procedurat për identifikim të viktimave. Mund të presim kah e marta ose e mërkura, por edhe ditë të tjera, deri sa të kompletohen të gjitha procedurat e identifikimit”, tha ministri i Jashtëm, Osmani, në një konferencë për media bashkë me ministrin e Brendshëm, Oliver Spasovski dhe atë të Transportit, Bllagoj Boçvarski.
Ministri Osmani gjithashtu shtoi se gjatë ditës së shtunë (27 nëntor) do të transferohen dy të mbijetuarit e parë, të cilët kurohen në spitalin e Sofjes. Dy të lënduarit e tjerë pritet të transferohen më 28 nëntor dhe më 1 dhjetor edhe personat e tjerë.
“Fillimisht të lënduarit do të shtrohen në spitalin e Shkupit për kontroll mjekësor dhe pastaj do të transferohen nëpër shtëpitë e tyre”, përfundoi Osmani.
Gjatë kontrollit shtesë të autobusit të aksidentuar në autostradën Struma në Bullgari është gjetur edhe një trup i pajetë, duke çuar kështu dhe zyrtarisht numrin e viktimave në 45.
“Në autobusin e djegur është gjetur trupi edhe një udhëtari, i cili është dërguar në Institutin për Hetime në Bullgari. Bëhet fjalë për një person të moshës së re”, ka deklaruar të premten, më 26 nëntor, kryeprokurori i Maqedonisë së Veriut, Lubomir Joveski.
Kryeprokurori i Maqedonisë së Veriut, Joveski, ka thënë se në Shkup kanë arritur prokurorët bullgarë, të cilët gjatë ditës së shtunë do të marrin mostrat nga familjarët e viktimave për të kryer identifikimin e viktimave përmes ADN-së.
Autobusi, i regjistruar në Maqedoninë e Veriut është përfshirë nga flakët në një autostradë në jugperëndim të Sofjes, mëngjesin e 23 nëntorit, ku për pasojë humbën jetën 45 pasagjerë. Shumica e udhëtarëve nga Maqedonia e Veriut ishin turistë që ktheheshin nga një udhëtim në Stamboll të Turqisë.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Hapet shkolla shqipe në Lubjanë për fëmijët e diasporës Nisma realizohet nga Shoqata Shqiptare “Migjeni” me mbështetjen e Ambasadave të Shqipërisë dhe Kosovës... -
Iftari tradicional bashkon personalitete fetare, institucionale dhe diplomatike në Wil -
Lucern
Mbi 100 shahistë në turneun tradicional humanitar të shahut në Lucern -
Më 8 mars në Cyrih, panel mbi sfidat e grave në familje dhe shoqëri -
SVP, me 3700 nënshkrime kundër xhamisë së shqiptarëve në Schwyz
Jeta në Austri
-
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 Të dhënat e reja të Statistik Austria tregojnë më pak martesa dhe divorce në vitin 2025,... -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore -
Baden
Baden-Austri: SHKA „17 Shkurti“ organizon të shtunën koncert për Pavarësinë e Kosovës -
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra












