Kufizohet “e drejta emergjente” e Qeverisë Federale
Parlamenti Federal ka ndryshuar ligjin, duke i kufizuar qeverisë lirinë e veprimit në raste emergjente
Një sërë rastesh kur Qeveria Federale ishte e detyruar të merrte vendime në situata emergjente, pa pritur vendimin përkatës të parlamentit, kanë shkaktuar nevojën për ndryshime të rregullave të veprimit të qeverisë. Për këtë arsye, siç shkruan 20 Minuten, Parlamenti Federal ka ndryshuar ligjin, duke i kufizuar qeverisë lirinë e veprimit në raste emergjente.
Qeveria edhe më tutje do të ketë të drejtë të marrë vendime në situata emergjente, pa pritur qëndrimin e parlamentit, por ajo duhet që brenda 24 orëve të informojë komisionin parlamentar për kontroll të punëve të qeverisë lidhur me vendimin. Qeveria detyrohet që më së voni gjashtë muaj pas vendimit të ofrojë bazën ligjore për vendimin e marrë.
Në rast se Qeveria Federale vendos të derdhë mjete materiale për një rast emergjent ajo mund ta bëjë këtë edhe pa pritur miratimin e parlamentit por duhet të konsultohet paraprakisht me komisionin financiar.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











