Kufizime të reja në fushë të azilit, kërkon SVP-UDC

E drejta që lejohet sot, për rishqyrtim si dhe e drejta për më shumë se një kërkesë azili, duhet të pamundësohen, sipas SVP-së

SVP-UDC kërkon që, për të frenuar numrin e refugjatëve që ia mësyjnë Zvicrës, të shpejtohen procedurat e azilit. Kjo gjë, sipas kësaj partie do të arrihej duke bërë kufizime të reja për kërkuesit e azilit.

Ndër masat që propozon SVP në këtë drejtim është ajo që në të ardhmen të mos ketë më shumë se një mundësi për ankesë në rast refuzimi të statusit. E drejta që lejohet sot, për rishqyrtim si dhe e drejta për më shumë se një kërkesë azili, duhet të pamundësohen, njofton drs.ch.

SVP-UDC kërkon më tutje që personave me status të përkohshëm (F) t`u pamundësohet bashkimi familjar. Në mesin e kërkesave tjera që bën kjo parti është që Zvicra të negociojë marrëveshje pranimdorëzimi me shtetet prej nga vijnë shumë refugjatë, si me Tunizinë, Nigerinë ose Eritrenë.

Prishja e marrëveshjes së Shengenit dhe asaj të Dublinit është kërkesa e radhës që bën SVP-UDC.