Lajme
Kufijtë me Gjermaninë, Austrinë dhe Francën priten të hapen në javët e ardhshme
Nga ana tjetër, hapja e kufirit me Italinë, e cila vazhdon të jetë e prekur keq, mund të pritet pak më gjatë.
Udhëtimi i zviceranëve për në Gjermani, Francë dhe Austri do të mund të bëhet i mundur brenda vetëm disa javësh. Kjo konfirmohet nga departamenti i Këshilltares Federale Keller-Sutter (departamenti i drejtësisë). Ky afat duhet të jetë edhe më i shkurtë për çiftet e dashuruara që jetojnë në anë të kundërta të kufirit, shkruan watson.ch.
Ditët e kaluara, Ministrja e Drejtësisë Karin Keller-Sutter u ka bërë thirrje homologëve të saj Horst Seehofer (Gjermani), Christophe Castaner (Francë) dhe Karl Nehammer (Austri) lidhur me kthimin e lirisë së udhëtimit.
“Të gjithë duan një normalizim të situatës ndërkufitare sa më shpejt të jetë e mundur”, ka nformacionin përkatës në këtë portal Agnès Schenker, zëdhënëse e Këshilltares Federale Keller-Sutter, transmeton albinfo.ch. Ja çfarë thotë ajo për trafikun ndërkufitar me Gjermaninë, Francën dhe Austrinë:
“Qëllimi i përbashkët është që ne të kemi një situatë normale kufitare me këto tri vende, në javët e ardhshme”.
Parakushti, natyrisht, është që përhapja e koronavirusit në të tre vendet dhe në Zvicër të vazhdojë të jetë i përmbajtur, përcjell albinfo.ch. Nga ana tjetër, hapja e kufirit me Italinë, e cila vazhdon të jetë e prekur keq, mund të pritet pak më gjatë.
Në tre kufijtë, hapja për njerëzit e dëmtuar veçanërisht nga situata e vështirë gjatë javëve të kaluara duhet të bëhet edhe më shpejt. Këtu përfshihen çifte të pamartuara që jetojnë në vende të ndryshme por edhe pronarë të shtëpive të pushimeve.
Sidoqoftë, ka ende disa pyetje pa përgjigje. Sekretari i Shtetit Mario Gattiker është autorizuar nga departamenti që të hartojë detajet e sakta për secilin nga tre vendet e pëemendura. “Marrëveshje specifike janë të nevojshme me secilin vend, veç e veç” thotë Schenker, tranmseton albinfo.ch. Për këtë arsye, ajo nuk mund të japë ndonjë informacion në lidhje me një kohë të saktë.
Siç dihet tashmë, aktualisht ekzistojnë rregulla të rrepta në kufij. Punëtorëve ndërkufitarë u lejohet të hyjnë në vend për punë, ashtu si dhe çifteve të martuara kur vizitojnë bashkëshortët e tyre. Për çiftet në konkubinat, hyrja është e ndaluar, përveç disa rasteve të rënda.
Rregullat e rrepta nga ana e Gjermanisë pritet të zbatohen, së paku deri më 15 maj. Këto ditë qeveria në Berlin duhet të vendosë nëse dhe si do t`i vazhdojnë masat, përcjell albinfo.ch. Kryeministra të disa landeve të Gjrmanisë bënë kanë bërë disa herë thirrje për hapjen e kufijve.
E-Diaspora
-
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve RAI Calabria po vazhdon angazhimin e saj në dokumentimin dhe promovimin e trashëgimisë arbëreshe në Itali.... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë -
Hamburg
Promovohet libri “Skënderbeu – Një hero arbëror i Evropës” më 7 shkurt në Hamburg -
Diaspora
Diaspora rrit të ardhurat e Kosovës +4% më shumë në vitin 2025
Jeta në Austri
-
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro Vjena pret që deficiti buxhetor i vitit 2025 të arrijë në total 2.8 miliardë euro, 1... -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin













