Shkurt.ch
Kufijtë e Shengenit do të kontrollohen sërish
Më e zëshme në kërkimin e vendosjes së rregullave të reja për kontrollimin e kufijve ka qenë Gjermania
Shtetet që bëjnë pjesë në Zonën e Shengenit mund të fillojnë të bëjnë sërish kontrollimin e kufijve nacionalë nëse kanë indikacione për ardhje masive të refugjatëve. Lidhur me këtë çështje, shtetet anëtare të Bashkimit Evropian së bashku me Parlamentin Evropian si dhe me komisionin përkatës, kanë arritur pajtim të enjten në Bruksel për një mekanizëm të ri emergjence.
Parakusht për përdorimin e një mekanizmi të tillë do të jetë kur një shtet, përkundër ndihmës së marrë nga BE-ja, nuk mundet t`i mbrojë më kufijtë e tij të jashtëm dhe në rastet kërcënohet siguria e shteteve tjera.
Komisioni i BE-së ka marrë detyrën për të mbikëqyrur zbatimin e masave, shkruan nzz.ch.
Si shkas për rivendosjen e kontrollimit të kufijve të shteteve të Schengenit, veç tjerash, është marrë ardhja në shtetet e Evropës perëndimore e një numri të madh të refugjatëve nga Afrika e Veriut.
Më e zëshme në kërkimin e vendosjes së rregullave të reja ka qenë Gjermania.
E-Diaspora
-
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore "Suksesi im elektoral bazohet në masë të rëndësishme në mbështetjen e komunitetit shqiptar" thotë Arber Bullakaj... -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën -
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore













