Shkurt.ch
Kualiteti i jetës në Zvicër, më i mirë se para 10 vitesh
Sipas një studimi të realizuar nga Zyra Federale për zhvillim hapësinor, në 17 kantone të Zvicrës është shënuar një rritje e ndjeshme e kualitetit jetësor në krahasim me kohën para dhjetë viteve.
Ndër treguesit për këtë përmirësim janë zvogëlimi i numrit të aksidenteve, ulja e koeficientit të zhurmës nga trafiku etj. Kjo e fundit ka shënuar përmirësim të dukshëm në 17 kantone, në krahasim me studimin e realizuar në vitin 2005, u tha në publikimin e studimit më të ri, të bërë sot në Bernë.
Rënia më e madhe e numrit të aksidenteve është regjistruar në kantonet Schwyz, Tesinë dhe Valis, shkruan sda.ch. Përqindja e vdekjeve të parakohshme ka rënë në 16 nga 17 kantonet e trajtuara dhe ky është një tregues për përmirësimin e përgjitshëm të gjendjes shëndetësore të popullatës.
Përmirësime, edhe pse jo në nivel të mjaftueshëm, janë regjistruar edhe sa i përket kualitetit të ujit. Uji është më cilësor se para dhjetë viteve vetëm në 4 nga 17 kantonet e përfshira në studim.
Ndër treguesit negativë që zbulon ky studim është rritja në të gjitha kantonet e përqindjes së shfrytëzuesve të ndihmave sociale.
Ky raport realizohet një herë në dy vite.
E-Diaspora
-
Zvicër: Sa flitet gjuha shqipe në shtëpi Sipas shifrave zyrtare gjuha shqipe flitet me 3 përqind... -
Gjermani
Turnir futsalli në Berlin për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së -
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore













