Shqipëria
Ku mund të udhëtojnë shqiptarët pa viza
Në prag festash, të shumtë mendojnë të udhëtojnë në shtete të ndryshme. Por, ku janë të lirë të udhëtojnë ose jo shqiptarët?
Shtetasit me një pasaportë shqiptare mund të vizitojnë 193 vende me vizë të ndryshme. Portali” Visalist.io” ka listuar së fundmi të gjithë shtetet që mund të vizitojnë shtetas të ndryshëm nëpër botë, sipas kategorizimit sipas vizës që u nevojitet të marrin, transmeton ‘monitor’.
Një pjesë e shtetasve kanë lehtësinë e përfitimit të një vizë elektronike, ashtu sikurse shumë shtete ‘shquhen’ për pasaportën e tyre të fortë, që nënkupton lëvizje e lirë në një numër të madh shtetesh, përcjell albinfo.ch.
Shtete me e-viza
Me 13 shtete, kryesisht të lokalizuar në Afrikën veriore dhe qendrore, por edhe më tej në Azi, shtetasin shqiptarë mund të marrin një vizë elektronike për të udhëtuar në to. Sipas agjencive turistike, forma e përfitimit të vizës elektronike është një lehtësi proceduriale për udhëtarët. Shtetet janë përkatësisht: Azerbajxhan. Ishujt Faroe, Djibouti, Egjipt, Etiopi, Gabon, Indi, Lesotho, Mianmar, Katar, Sao Tome, Taxhikistan.
Shtete me viza që pritet të hiqen
Janë 33 shtete me të cilat pritet që të hiqen vizat me Shqipërinë. Sipas portalit visalist.io, bëhet fjalë për destinacione të konsideruar si ekzotike, për shkak të largësisë dhe kostos më të lartë të udhëtimit. Nga ana tjetër, edhe preferenca e udhëtarëve kryesisht nga Evropa është më e kufizuar për këto destinacione. Por, sipas agjencive turistike ka përjashtime, Për shembull, destinacione si Xhamajka, ishujt Seychelle etj.
Shtete që nevojitet vizë
Janë plot 87 shtete në të cilat shtetasit shqiptarë do t’u duhet një vizë për të udhëtuar. Këto shtete janë kryesisht të Afrikës qendrore dhe jugore, të gjitha shtetet e Amerikës Veriore, si dhe një pjesë e konsiderueshme e Amerikës Jugore. Gjithashtu, Rusia dhe disa shtete të tjera aziatike.
Shtete që refuzojnë dhënien e vizës
Ndërsa, sa i përket shteteve të cilat u refuzohet një vizë e kërkuar nga një shtetas shqiptar, si apriori (jo në raste që ka problematika në kërkesa), portali visalist.io bën me dije se nuk ka asnjë shtet.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë Eventi prestigjioz në Vjenë, Spiropali përfaqëson Shqipërinë... -
Francë
Shoqëria “Iliria” organizon festimin e Pavarësisë së Kosovës në Francë -
Gjermani
Marigona Qerkezi rikthehet në skenën gjermane me ‘Nabucco’ -
Kreuzlingen
Ansambli “Drita” organizon festë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Kreuzlingen -
SHBA
Ina Kosturi nderohet me medalje bronzi në “Global Music Awards” në SHBA
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta












