Shkurt.ch
Ku ka më së paku të papunë në Zvicër?
Papunësia në vendet e BE-së ka rënë përgjithësisht, megjithëse dallon nga rajoni në rajon.
Sipas raportit të publikuar nga Eurostat, rajonet në Pragë të Çekisë kanë normën më të ulët të papunësisë me 1.3 %, derisa papunësia më e madhe është regjistruar në Mayotte (35.1%) një rajon jashtë Francës, qytetin spanjoll autonom Ceuta (29.0%), e kështu me radhë. Kjo vlen për personat nga 15 deri në 74-vjeç, shkruan albinfo.ch.
Eurostat rendit edhe rajonet e vendeve evropiane me shkallën e papunësisë. Në Zvicër, Qarku i Liqenit të Gjenevës papunësia në vitin 2017 për personat 15-74 vjeç ishte 7.9, derisa në vitin 2018 ishte 7.5.
Në Cyrih ishte vetëm 4.5 % në vitin 2017 dhe 4.3 në vitin 2018. Në Zvicrën Qendrore norma e papunësisë ishte më e ulëta me 2.9 % në vitin 2017 dhe 2.9 në vitin 2018, përcjell albinfo.ch.
Në kantonin Ticino, papunësia ishte 6.1 % në vitin 2017 dhe 6.7 në vitin e kaluar.
Sa i përket personave me moshën 15-24 vjeç, papunësia më e lartë është regjistruar në Qarkun e Liqenit të Gjenevës me 15.7 % në vitin 2017 dhe 16.1 % në vitin 2018.
Edhe te këta persona, papunësia më e ulët është regjistruar në Zvicrën Qendrore me 4.1 në vitin 2017 dhe 4.3 në vitin 2018.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së Ceremonia e diplomimit u mbajt në Akademinë e FBI-së në Quantico, Virxhinia, Shtetet e Bashkuara të... -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











