Lajme
Ku jetohet më mirë në botë?
Portugalia dhe Spanja, në krye të listës
Portugalia edhe zyrtarisht mbetet një nga vendet më miqësore, më të sigurta dhe me një kosto të ulët jetese në Evropë. Kostoja e të jetuarit në Lisbonë, për shembull, është 2,200 USD në muaj për dy persona, transmeton albinfo.ch.
Nga ana tjetër, Spanja është gjithashtu një vend me një jetesë të përballueshme, sipas revistës Forbes. Jetesa në Madrid kushton 2,000 USD në muaj për një çift.
Çdo person që dëshiron të emigrojë në një shtet tjetër, një nga aspektet më të rëndësishme që duhet marrë parasysh përpara marrjes së një vendimi të tillë madhor është zbulimi i kostove të jetesës në vendin tjetër, transmeton tutje albinfo.ch.
Nga ana tjetër, si shtetet me jetesën më të shtrenjtë në gjithë botën vazhdon të jetë Zvicra, Norvegjia, Islanda, Danimarka, Luksemburgu, Irlanda, Franca, Hollanda dhe Belgjika.
Pastaj, lista vazhdon me shtetet si: Austria, Finlanda, Suedia, Malta, Italia dhe Gjermania.
Në përpilimin e këtyre të dhënave, ekspertët e revistës Forbes analizuan çmimet e konsumit, koston e të jetuarit, kostot e transportit, veshmbathjes, strehimit, ushqyerjes dhe shërbimeve bazë të nevojshme.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













