Shkurt.ch
Ku janë qiratë më të larta në Zvicër
Qiratë në muajin maj ishin gjithashtu vetëm pak më shumë, 0.2 për qind, se, një vit më parë
Qiratë në rajonin më të shtrenjtë të Liqenit të Gjenevës u rritën me 1 për qind në muajin maj, ndërsa në Cyrih kishte një rënie të lehtë prej 0.9 për qind, sipas shifrave të reja.
Të dhënat nga Indeksi i Ofertës Zvicerane të Pasurive të Patundshme tregojnë se çmimet ishin pothuajse të pandryshuara në nivel kombëtar muajin e kaluar, me një rritje të përgjithshme prej vetëm 0.1 përqind, përcjell albinfo.ch.
Qiratë në muajin maj ishin gjithashtu vetëm pak më shumë, 0.2 për qind, se, një vit më parë.
Por ka një ndarje të qartë lindje-perëndim në vend, sipas indeksit, shkruan “The Local”.
Gjeneva ka qiratë më të larta në Zvicër
Një studim i kohëve të fundit tregoi se qiratë në Gjenevë janë më të lartat në Zvicër.
Studimi nga Comparis zbuloi çmimin mesatar për një apartament me 4.5 dhoma, apo familje, në Gjenevë është 3.820 franga zvicerane (3.356 euro) kundrejt një mesatare prej 3.073 franga në Cyrih. Në qytetin zviceran të S. Gallenit, kjo shifër është vetëm 2,004 franga në muaj.
Për apartamente 3.5 dhoma, mesatarja e Gjenevës është 2,680 franga dhe në Cyrih është 2,489 franga, përcjell tutje albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane Prej më shumë se dhjetë vitesh, familja Markaj në Obersiggenthal e shndërron oborrin e saj në... -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










