Uncategorized
Kthimin në Kosovë e shtyjnë për “një kohë tjetër”
Xhevat Sopi dhe Behlul Kqiku kishin ardhur në Zvicër “për pak” por tashmë kanë vite që janë pensionuar këtu. Sikur shumica e moshatarëve të tyre, as ata nuk vendosin dot të kthehen për të jetuar në Kosovë...

Shpesh nga mërgimtarët tanë kemi dëgjuar rrëfime komike se si në vitet e 70 apo 80 kishin mësyrë Zvicrën, apo ndonjë shtet tjetër perëndimor, vetëm për të blerë një veturë, apo edhe ndonjë kasetofon. Ndërsa, për ironi të fatit, ata edhe sot i gjejmë në po ato shtete.
Fillimi i viteve të ’80-ta në ish Jugosllavi, për shkak të situatës politike jo stabile, kur fillon edhe persekutimi në masë i shqiptarëve, në shtetet perëndimore sjell një valë të re të emigrantëve, politikë dhe ekonomikë.
Kosova mbeti vetëm destinacion i pushimeve
Pasi kishte qenë në Zvicër, si punëtor sezonal, Xhevat Sopi nga Gjilani, në vitin 1979, kthehet në Kosovë, ku fillon punën në Fabrikën e Tekstilit, po në Gjilan. Burgosja e vëllait të tij për shkak të veprimtarisë politike, si dhe fillimi i përkeqësimit të gjendjes në vend, shtyn Xhevatin që në vitin 1983, të marrë prapë rrugën e mërgimit, me qëllim që, pas stabilizimit të situatës në Kosovë, të kthehet përsëri. Por as njëra as tjetra nuk ndodhën. Ngjarjet në Kosovë, ndodhëm ashtu siç i dimë të gjithë, kështu që ai nuk u kthye ndonjëherë në Kosovë, pos për pushime.
I vendosur në Kantonin e Cyrihut, Xhevati, si shumë të tjerë, deri në fitimin e lejeqëndrimit, kishe punuar në ndërtimtari, e më pas edhe në shumë drejtime tjera.
Me sjelljen e anëtarëve tjerë të familjes në Zvicër, pothuajse kishte pushuar edhe ëndrra e tij për kthim të përhershëm në Kosovë.
Punon kopshtin, në Zvicër
Xhevat Sopi, ka tashmë 6 vite që po shijon pensionin e tij të moshës. Edhe përkundër faktit që tashmë Kosova ka lirinë e saj, rrugës për kthimin e tij të përhershëm prapë i kanë dalë shumë pengesa. Pasi që bashkëshortja e tij, ka kontrolle të rregullta mjekësore, për shkak të gjendjes së saj shëndetësore, një kthim i tillë duket i pamundur.
„Të gjithë e duam vendin tonë, por gjendja e mjerueshme në shëndetësinë kosovare, na e pamundëson qëndrimin atje për më gjatë“, shprehet Xhevati, duke kritikuar kështu autoritetet kompetente për neglizhencën ndaj këtij sektori.
Tashmë si 71 vjeçar, i rrethuar nga familja e tij në Zvicër, Kosovën e viziton më shumë gjatë pushimeve verore, ndërsa kohën tjetër gjatë sezonit pranverë-verë në Zvicër, i përkushtohet kopshtit, ku kultivon pemë dhe perime, për konsum vetanak.
Familja në Zvicër, arsyeja për moskthim në Kosovë
Ka tashmë 9 vite që praktikon notin pothuajse çdo ditë. Gëzon shëndet të mirë dhe ndihet vital. I ardhur në Zvicër para 44 viteve, si emigrant ekonomik, Behlul Kqiku, po ashtu nga Gjilani, ka tashmë disa vite që gjendet në pension.
Pas përkeqësimit të situatës në Kosovë, edhe Behluli, së bashku me shumë bashkatdhetarë të tjerë, merrte pjesë në protestat që organizoheshin atëbotë në vende të ndryshme, duke kërkuar të drejtat për shqiptarët në Kosovë. Në vitin 1982, me të shkuar për pushime në Kosovë, një angazhim i tillë, i kushton me arrestim nga policia e atëhershme, për “veprimtari armiqësore” ndaj shtetit të atëhershëm. Por, shpëton disi, e kthehet sërish në Zvicër, ku vazhdon të punojë deri në pensionimin e parakohshëm, me 63 vjet.
Edhe pse me kursimet nga arka pensionale, kishte bërë investime në qytetin e tij, as kjo nuk ishte arsye e mjaftueshme që të kthehej përfundimisht në vendlindje.
Nuk i bind as nënshkrimi i Marrëveshjes së Sigurimeve Sociale
Familja, sipas Behlulit, është arsyeja kryesore pse ai nuk e braktisi Zvicrën, duke mos përmendur këtu edhe shumë kushte të tjera, që ia mundësojnë të bëjë një jetë të qetë dhe me më pak brenga.
Por, janë prapë pushimet, ato periudha të vitit, të cilat, së bashku me pjesën më të madhe të familjes, i kalon në Kosovë.
Një numër i madh i të pensionuarve shqiptarë, nuk preferojnë, apo ende hezitojnë të kthehen në vendet e tyre të prejardhjes. As nënshkrimi i Marrëveshjes së Sigurimeve Sociale mes Zvicrës dhe Kosovës, për shumë nga këta pensionistë, nuk përbën ndonjë arsye për kthim. E shkaqet janë të shumta, në radhë të parë shëndetësia, kur dihet se Kosova ende nuk ka Sigurime Shëndetësore si dhe shumë e shumë segmente të jetës që ende nuk funksionojnë si duhet.
Xhevati
„Të gjithë e duam vendin tonë, por gjendja e mjerueshme në shëndetësinë kosovare, na e pamundëson qëndrimin atje për më gjatë“, shprehet Xhevati, duke kritikuar kështu autoritetet kompetente për neglizhencën ndaj këtij sektori.
Behluli
Familja, sipas Behlulit, është arsyeja kryesore pse ai nuk e braktisi Zvicrën, duke mos përmendur këtu edhe shumë kushte të tjera, që ia mundësojnë të bëjë një jetë të qetë dhe me më pak brenga.
(Foto: Sevdail Tahiri)
Të ngjashme
Të tjera nga Uncategorized
E-Diaspora
-
Nikson Gjoka: “Me ‘Fly’ po fluturoj drejt ëndrrës time!” Pas publikimit të këngës së tij të parë “Fly”, model dhe tani edhe artist, Nikson Gjoka...
-
Maqedoni: Gjykata vendos se të gjithë qytetarët, përfshirë edhe mërgatën do të trajtohen si “rezidentë”
-
Artistja nga Kosova fiton çmimin “Aktorja më e Mirë” në Madrid
-
Shqiptarja nga Prishtina finaliste në çmimin global “Cybersecurity Woman of the Year 2025”
-
Kosovari godet me makinë motoçiklistin e rrëzuar dhe thotë: Mendova se ishte kaproll!
Jeta në Austri
-
Austri: Frikë nga turizmi lakuriq nga Zvicra Qyteti i Bregenzit në Austri po përgatitet të zyrtarizojë një zonë për larje nudo në bregun...
-
Austri: Një projekt i ri pilot synon mësimin e gjuhës gjermane fëmijëve migrantë në kopsht
-
Trenat e rinj me dy kate nisin operimin në Austri
-
Raporti: 400 super të pasur zotërojnë 37% të pasurisë financiare të Austrisë
-
Pse po rriten çmimet e transportit në Vjenë dhe për sa?