Integrimi
Kthim nga kultura dhe vlerat e mirëfillta
Qendra për integrim „Aleksandër Moisiu" ka lansuar projektin „Kulturë për të gjithë - të gjithë për kulturën"
Ditë më parë, në Brütisellen të Cyrihut u bë lancimi i projektit „Kulturë për të gjithë – të gjithë për Kulturën”, iniciuar nga Qendra për Integrim „Aleksandër Moisiu”. Siç na informon Liri Lushi, drejtuese e projektit dhe aktore e njohur, puna me këtë projekt ka filluar në muajin gusht të vitit 2010. Znj. Lushi flet për albinfo.ch lidhur me projektin, në të cilin ajo ka investuar jo vetëm punën por edhe emocionet e saj.
Sipas saj, më shumë se projekt i thjeshtë, ai është një apel drejtuar komunitetit tonë në Zvicër për vetëdijesim dhe kthim vlerave kulturore të mirëfillta. „Apel dhe këmbana për vlerat tona të mirëfillta që u drejtohet të gjithë shqiptarëve kudo që janë! Këtyre këmbanave kam dëshirë tu biem në mënyrë që të mos shpalosim me frikë gjithmonë faqet e gazetave në mëngjes se do të lexojmë lajme që trondisin, për komunitetin tonë.
T`i dëgjojnë fëmijët tanë këto këmbana, të dëgjojnë apelin, të apelojnë edhe ata vetë, të mos kenë drojë, të mos kenë komplekse inferioriteti. Prindërit e tyre kanë vlera të trashëguara, të ruajtura mirë, duhet vetëm të jenë aktivë, t`i shpalosin ato, për vete e për fëmijët e tyre si model, që ata të bëhen të denjë për shoqërinë! Të njohin dhe të respektojne vlerat, të bëjënë krahasime, të mësojnë”, thotë Liri Lushi.
Koha për njohje dhe vërtetim të vlerave
Ajo po ashtu shprehet e bindur se tashmë ka ardhur momenti për njohje dhe vërtetim të vlerave. „Është një domosdoshmëri e pakundërshtueshme kjo, pasi tani, pas luftës për ekzistencë, kërkesës për siguri dhe përmbushje të nevojave sociale, i vjen radha edhe kulturës, kujdesit për gjeneratat e reja”, thotë ajo.
Lidhur me vetë lancimin e projektit, Lushi thotë se ky u bë më 19 dhjetor, me metodën Brainstorming dhe përkujton se me këtë rast viti 2011 u shpall vit i Kulturës. Siç shprehet ajo, me këtë rast është zhvilluar edhe një debat i gjallë. «Rezultati i debatit ishte i mirë. Diskutimet dhe qëndrimet e ndryshme vërtetuan se duhet me çdo kusht të punohet në këtë drejtim.
Doli edhe ndonjë mendim që `shqiptarët nuk arrijnë dot te sukseset`. Pati diskutime madje edhe për aftësinë e shqiptarëve si `njerëz të lindur për delikte` e të ngjashme. Duhet thënë edhe këtë se fëmijët e pranishëm pohuan se nuk kanë kuptuar shumë nga çfarë u tha, megjithëse u bisedua në shqip… » shpreh shqetësimin e saj udhëheqësja e projektit.
Por, shton ajo, nënat e pranishme e kishin kuptuar rëndësinë e projektit për fëmijët e tyre. Ato u shprehën shumë të kënaqura. Kështu, Vjollca Kqiku, e cila kishte sjellë me vete edhe dy fëmijët e saj të vegjël, në një mënyrë e filloi apelin ndër të parët. Njëra vajzë e saj, Fiona, recitoi vjershën `Mëmëdheu` ndërsa tjetra, Liza, këndoi këngën `Qengji i vogël`, thotë Liri Lushi.
Përgëzimet e ambasadorëve dhe takimi me Shoqatën Shqiptare të Winterthurit
Në vazhdën e aktivitetit të saj, Qendra për Integrim “Aleksandër Moisiu” pati ditë më parë edhe një takim me Shoqatën Shqiptare në Winterthur, shoqatë që udhëhiqet nga gratë. „Zonjat prezente reaguan të gjitha pozitivisht. I veçantë dhe emocionues ishte reagimi i Hava Shalës, ndërsa të gjitha të pranishmet shfaqën gatishmëri të kontribonin me mundësitë e tyre në projekt”, thotë Liri Lushi.
„Ajo çfare shoh si tepër të rëndësishme është se të dy ambasadorët tanë, Mehmet Elezi dhe Naim Malaj konfirmuan mbështetjen e tyre, gjë e cila më ka dhënë shumë kënaqësi dhe besim”, shpreh optimizmin e saj për mbarëvajtjen e projektit, udhëheqësja e Qendrës për Integrim „Aleksandër Moisiu”, Liri Lushi.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Me helikopterë privatë nga Zvicra në Shqipëri dhe Kosovë Pas muajsh përgatitje, filloi aventura unike me tre helikopterë privatë, me synim të veçantë: të prekin...
-
AES fuqizon rolin e diasporës në teknologji dhe siguri
-
Gati 1 milion pasagjerë vetëm në muajin qershor, në Aeroportin e Tiranës
-
VLEN: Deklarata e Ali Ahmetit për regjistrimin është skandal, mërgata meriton përgjigje
-
Gjermani: Mërgimtari keqtrajton 17 vjeçaren nga Kosova
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor