Lajme
Kthehet një aeroplan me azilantë kosovarë
Emigrantët janë kthyer nga Hungaria, Austria e Gjermania ndërsa i përkisnin grupeve të kosovarëve që kanë emigruar ilegalisht gjatë fundit të vitit 2014 dhe fillimit të vitit 2015
Një aeroplan me plotë emigrantë kosovarë ka ateruar sonte në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë. Emigrantët janë kthyer nga Hungaria, Austria e Gjermania ndërsa i përkisnin grupeve të kosovarëve që kanë emigruar ilegalisht gjatë fundit të vitit 2014 dhe fillimit të vitit 2015.
Të kthyerit dukeshin të tensionuar dhe të lodhur ndërkaq asnjë nga ta nuk ka pranuar të flas për mediat lokale. Këtë nuk kanë pranuar ta bëjnë as familjarët e tyre, të cilët prapa kamerës tregonin për mënyrën e ikjes që familjarët e tyre e bënë ilegalisht përmes kufirit serbo-hungarez.
Shpenzimet e të kthyerve i ka mbuluar shteti austriak, ndërkaq ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, ditë me parë pati paralajmëruar së gjatë muajit mars do të ketë fluks të kthimit të kosovarëve, transmeton Koha. Për këtë, ministrit i është kërkuar që të kërkojë buxhet shtesë, për ta lehtësuar riatdhesimin e të kthyerve.
Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar se asnjë nga këta kosovarë nuk do të përfitojë nga procesi për riatdhesim dhe riintegrim. Nga procesi për riintegrim, që është edhe kuish i BE-së për liberalizim vizash, do të përfitojnë vetëm ata emigrant që kanë ikur jashtë shtetit para tetorit të vitit 2010.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












