Jeta në Zvicër
Kryetari i shërbimit sekret zviceran Gaudin: Rusët kaluan vijën e kuqe, duhet të merren masa
“Çfarë sot është ndryshe nga e kaluara, është se rusët kanë tentuar të sulmojnë infrastrukturën tonë - kjo është vija e kuqe,” tha Gaudin.
Spiunët rusë po zgjerojnë përfshirjen e tyre në Zvicër. Aktivitetet e tyre janë shtrirë më tepër sesa viteve të kaluara, tha shefi i shërbimit sekret zviceran NDB, Jean-Philippe Gaudin.
“Unë nuk mund të bëj të njohura shumë detaje për aktivitetet ruse në Zvicër, por është e qartë, që ka shumë më tepër aktivitete sesa më parë,” tha Gaudin në zgrip të konferencës për shtyp. “Nuk mund të flas për numrin e spiunëve, por është domethënëse.”
Shkak për këtë shtim të agjentëve rusë në Zvicër është vendndodhja e shumë organizatave ndërkombëtare. Albinfo.ch në shkrimet e saj të mëpërparshme tregonte sesi dy agjentë rusë ishin zbuluar në laboratorin kimik Spiez (Labor Spiez), të cilët kanë tentuar të kryejnë sulme kibernetike për të marrë të dhëna.
“Çfarë sot është ndryshe nga e kaluara, është se rusët kanë tentuar të sulmojnë infrastrukturën tonë – kjo është vija e kuqe,” tha Gaudin, duke shtuar se është e nevojshme të shtohet numri i spiunëve zviceranë.
Ambasada ruse në Bernë i ka quajtur “absurde” pretendimet e numrit një të shërbimit sekret zviceran.
Të ngjashme
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











