Kryetari i ri i Parlamentit Federal, Jean-René Germanier
Germanier është shprehur se synon që t`i afrojë edhe më shumë mes vete regjionet e ndryshme të Zvicrës
Me 163 nga gjithsej 170 votat e vlefshme të deputetëve të Parlamentit Federal, është zgjedhur sot Jean-René Germanier (FDP) kryetar i parlamentit. Ky post, formalisht konsiderohet si posti më i lartë i vendit dhe ai merret, në mënyrë rotative, për çdo vit nga një anëtar tjetër i këtij parlamenti. Kryetare e derisotme ka qenë politikania nga Partioa Socialdemkrate, Pascale Bruderer.
Germanier është 51 vjeç, vjen nga kantoni i Valisit dhe me profesion është vreshtar. Prej shtatë vitesh përfaqëson FDP-në në Parlamentin Federal. Po kështu deputet i Valisit në këtë parlament ka qenë edhe babai i tij.
Nënkryetarë të parlamentit janë zgjedhur Hansjörg Walter nga SVP (Thurgau) dhe Maya Graf nga të Gjelbrit (Baselland).
Me tu zgjedhur kryetar, Germanier është shprehur se synon që me punën e tij t`i afrojë edhe më shumë mes vete regjionet e ndryshme të Zvicrës.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











