Kosova
Kryetari i Preshevës e quan Kurtin përçarës të shqiptarëve të Luginës
Në fshatin Tërnavë të Preshevës ka votuar kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, i cili mbështet listën “Alternativa Demokratike Shqiptare-Lugina e Bashkuar”.
Ai tha se ka një numër të vogël të shqiptarëve që po votojnë e kjo vjen për shkak se shqiptarët garojnë me dy lista të ndara.
“Është fatkeqësi. Kanë kaluar tani mbi tri orë që janë hapur vendvotimet edhe ajo të cilën edhe e kam paralajmëruar edhe më herët, që shqiptarët qysh në 2022 kanë bojkotuar (zgjedhjet), sepse kemi qenë të përçarë. Po duket qe sivjet edhe një herë më shumë po duket që po e bojkotojnë përçarjen tonë të cilën e kemi me dy lista në zgjedhje. Është një fatkeqësi siç po e shihni dhe ju vet, nuk ka kurrfarë grumbullimi, kështu është edhe në 38 vendvotimet tjera”, deklaroi Arifi.
Për këtë Arifi ka bërë përgjegjës kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.
“Përçarja qe dy vjet që po ndodh në Luginë të Preshevës, kjo me mbështetje të fortë të kryeministrit Albin Kurti, sepse nuk është përçarje që ne e kemi dashur, por është përçarje që na e ka sjellë Kurti. Pra, nuk është diçka që ne e kemi kërkuar që me njëri-tjetrin të bëjmë. Sepse më 2020 e patëm listën e unifikuar, aty kemi mundur të bashkohemi. Në dy vitet e fundit përçarja ka ndodhur fuqimisht e mbështetur edhe nga Kurti. Dhe sot ia japim faturën edhe Kurtit”, shtoi ai.
Bartësi i listës “Alternativa Demokratike Shqiptare-Lugina e Bashkuar”, nuk shprehet optimist se do të ketë përfaqësues shqiptar në Parlamentin e Serbisë.
“Atmosfera është shumë e dobët për të dërguar një deputet atje, sepse nuk ka faj votuesi, e kemi fajin ne, po e shti edhe vetën, edhe pse kam dhënë gjithçka për t’u unifikuar, por është një politikë egocentrike, e cila mbështetet nga Kurti tash e dy vjet dhe sot është rezultati. Ju thoni 10 mijë apo 11 mijë, por unë them edhe varësisht daljes në tërë Serbinë, ndoshta mund të jetë numri edhe më i lartë për të dërguar një deputet në parlament, kështu që kjo duket shumë e pa arritur”, tha ai.
E-Diaspora
-
KQZ nis vlerësimin e rreth 13 mijë votave të diasporës Fillon numërimi i votave të diasporës për raundin e dytë zgjedhor... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
Londër
Rrëfimi i një vajze nga lufta në Kosovë prezantohet në London School of Economics -
Gjermani
Kevin doktoroi në Universitetin Teknik të Mynihut -
Suedi
Dy akademikë nga Kosova ndër më të spikaturit në universitetet suedeze
Jeta në Austri
-
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të festës së 28... -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri










