Kosova
Kryetari i Linzit ofron mbështetje për të rinjtë nga Prishtina
Kryetari i Linzit tha se me kënaqësi do të ju ofrojë mundësitë të rinjve të talentuar kosovarë që të tregojnë aftësitë e tyre edhe në Austri
Në Prishtinë po qëndron një delegacion nga Linzi i Austrisë, i udhëhequr nga kryetari i këtij qyteti, Klaus Luger.
Gjatë vizitës, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, mirëpriti mysafirët dhe biseduan për mënyrat se si mund të shtohet bashkëpunimi në fusha të ndryshme mes dy qyteteve, sidomos në atë të Teknologjisë Informative, shkruajnë mediat vendore.
“Ne presim që ta konkretizojmë bashkëpunimin në shëndetësi, administratë publike dhe kulturë. Ne kemi rininë tonë të cilët po shkëlqejnë në fushën e Teknologjisë Informative me talentet e tyre, andaj ata mund të ofrojnë aftësitë e tyre edhe në Austri, duke ju ofruar shërbime nga Prishtina”, ka deklaruar Rama, thuhet në njoftim, përcjell albinfo.ch.
Sipas njoftimit, Luger u shpreh mirënjohës dhe i mahnitur me talentin e të rinjve kosovarë pas vizitës që i bëri dy kompanive të Teknologjisë Informative të cilat gjenden në Prishtinë.
Kryetari i Linzit tha se me kënaqësi do të ju ofrojë mundësitë të rinjve të talentuar kosovarë që të tregojnë aftësitë e tyre edhe në Austri, nga Prishtina.
Në ditën e dytë të qëndrimit në Prishtinë, z.Klaus Luger bashkë me delegacionin vizituan Prishtinën në zona të ndryshme, duke njohur me kujdes kulturën dhe trashëgiminë e kryeqytetit.
“Luger shprehu vlerësimin e tij për pritjen e ngrohtë që iu dha gjatë vizitës së tij”. thuhet në njoftim.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja











