Shkurt.ch
Kryetari i GLP-së dënohet për shkeljen e sekretit zyrtar
Gjykata me këtë rast ka ardhur në përfundimin se Bäumle është dashur të ketë ditur se dokumente të tilla kanë karakter të sekretit zyrtar.
Kryetarit të Partisë së Gjelbër Liberale të Zvicrës (GLP) Martin Bäumle i është shqiptuar sot nga Gjykata e Qarkut në Uster (Kantoni i Cyrihut) një dënim me kusht me para për shkelje të detyrimit të mbrojtjes së fshehtësisë zyrtare.
Baümle si pjesë e ekzekutivit të qytetit Dübendorf që është në qarkun e Usterit, i ka ofruar një gazetari të dhëna të besueshme që flasin për gjendjen financiare të një ndërmarrësi ndërtimtarie lidhur me një shitje toke. Kjo ka ndodhur në vitin 2011 kur politikani i gjelbër liberal i ka dhënë redaktorit të gazetës “Anzeiger von Uster” kopjet nga regjistri i përmbarimit për ndërtimtarin e përmendur, transmeton albinfo.ch. Fjala ishte për planin e kontestuar të ngritjes së një ndërtese të lartë 114 metra
Gjykata me këtë rast ka ardhur në përfundimin se Bäumle është dashur të ketë ditur se dokumente të tilla kanë karakter të sekretit zyrtar. Veç kësaj, nga ato dokumente nuk nxirren përfundime lidhur me aftësinë paguese të personit që pretendonte të blinte tokën.
Por politikani i lartë ka thënë para gjyqit se nuk ka bërë asgjë të paligjshme. Ai ka deklaruar për mediat se do ta ndjekë më tutje lëndën.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












