Futboll
Kryetari i Federatës çeke, Malik: Duhet kujdes në ndeshjen me Kosovën
Ai thotë se çekët duhet të abstenojnë nga çdo lloj kontakti me Kosovën
Kryetari i Federatës së Çekisë, Martin Malik, ka thënë se ndeshje me Kosovën është e rrezikshmërisë së lartë dhe iu ka kërkuar tifozëve çekë të shmangin çdo kontakt të çfarëdoshëm me kosovarët.
Ai thotë se çekët duhet të abstenojnë nga çdo lloj kontakti me Kosovën, veçanërisht politikë, fjalime dhe gjeste, qoftë edhe në formë verbale, qoftë me shkrim apo grafik, në flamuj ose mbishkrime në veshje, pasi mund të ketë dënim të madh nga UEFA.
“Në bazë të gjetjeve jo vetëm në Republikën Çeke, ndeshja e nëntorit me Kosovën u vlerësua si me rrezik të lartë dhe sigurimi është sigurisht përparësia jonë në këtë kuptim”.
“Përveç kësaj, ekziston një lidhje me ngjarjet që ndodhën në Bullgari gjatë ndeshjes së ekipit vendas kundër Anglisë. UEFA e bëri të qartë që manifestimet e çdo pengese racore apo politike nuk i përkasin futbollit dhe nuk do të tolerohen”.
“UEFA është e gatshme të përdorë dënime shembullore”, ka thënë Martin Malik, kryetari i federatës çeke, duke e shpjeguar arsyen e anulimit të shitjeve të biletave në internet për ndeshjen me Kosovën.
Në Bullgari, gjashtë tifozë u arrestuan në lidhje me sjelljen raciste gjatë të hënës me Anglinë raporton Telegrafi.
UEFA, e kryesuar nga Alexander Cheferin, nuk ka marrë ende një qëndrim specifik për ngjarjet në Sofje, ndërsa pret edhe deklaratat e gjyqtarit dhe të delegatit të ndeshjes.
Ndeshja e nëntorit mes Çekisë dhe Kosovës (14 nëntor nga ora 20:45) ofron një rrezik të lartë sigurie, shkruan federata e këtij vendi.
“Unë do të doja tu kërkoja të gjithë tifozëve të Çekisë që të abstenojnë nga çdo lloj lidhjeje me Kosovën, veçanërisht politike, fjalime dhe gjeste, qoftë edhe në formë verbale, qoftë me shkrim apo grafik, në flamuj ose mbishkrime në veshje”.
“Jam i bindur se gjëja e fundit që dikush do të dëshirojë është një penalizim me pikë ndaj kombëtares së Çekisë, e cila përfundimisht mund të nënkuptojë edhe një përjashtim nga EURO 2020″, ka thënë Malik.
Ndeshja mes Çekisë dhe Kosovës do të zhvillohet me 14 nëntor nga ora 20:45 percjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, Mes lotësh, ylli kosovar tregon fëmijërinë e vështirë dhe përkushtimin e prindërve për suksesin e tij... -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Londër
Në Londër hapet ekspozita “Metamorph” e artistes Gabi Pallaska -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih
Jeta në Austri
-
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja Çiklistja, një grua 60-vjeçare austriake pësoi lëndime të rënda dhe u dërgua me ambulancë në Spitalin... -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë














